Skip to content
Kronikë

Ngjarje e rëndë në Dibër, plagoset një person, kapet autori (Detaje/Emrat)

· 2 min lexim

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë. Mësohet se është qëlluar me armë zjarri një person, i cili ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Tiranës me helikopter prë shkak se gjendja e tij ka qenë e rëndë. Bëhet fjalë për shtetasin Agron Delishi, 45 vjeç, i cili pas një konflikti të castit për motive të dobta ka mbetur i plagosur rëndë. Autori i dyshuar është Besnik Selxhaferi, i cili është vënë në prangat e prangat e policisë pak kohë pas ndodhjes së ngjarjes ku mbeti i plagosur Delishi. Ndërkohë ky i fundit është transportuar drejt traumës, por gjendja e tij nuk dihet ende.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e  plotë të rrethanave të ngjarjes.