Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bubq. Artan Ismalaja, 51 vjeç, ka vrarë gruan e tij, Klarita Ismalaja, 45 vjeçe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bubq të Krujës, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se 51-vjeçari ka qëlluar disa herë me thikë të shoqen, e cila ka ndërruar jetë më pas, si pasojë e plagëve të marra.
Pasi ka qëlluar gruan e tij për vdekje, Artan Imsalaja ka tentuar të vrasë edhe veten me thikë, por është ndaluar në kohë. Aktualisht, 51-vjeçari ndodhet në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe Policia ka publikuar asnjë informacion paraprak.
Njoftimi i Policisë së Krujës:
Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.