Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

17:08 22/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shqyrtimin e konfliktit të kompetencave kushtetuese, i shkaktuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Ajo njoftoi këtë gjatë një konference për media, duke theksuar se kishte pritur që kërkesa të arrinte zyrtarisht në Gjykatë përpara se të komunikonte me publikun.

Osmani sqaroi se kërkesa ka për qëllim adresimin e situatës të paprecedentë në jetën institucionale të vendit, ku përkundër vendimit të Kushtetueses që urdhëroi konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh, nuk ka as konsensus e as kompromis për ta realizuar këtë brenda afatit ligjor.

Në këtë kërkesë, Presidentja kërkon nga Gjykata të sqarojë pasojat juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit të përcaktuar më 26 korrik, si dhe mënyrën se si duhet të ushtrohen kompetencat e institucioneve kushtetuese në mungesë të kësaj shtylle të rëndësishme të pushtetit.

Përveç kësaj, Osmani ka kërkuar masë të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor, me qëllim shmangien e një bllokade institucionale të pafundme, si dhe parandalimin e një konstituimi të mundshëm jo kushtetues dhe të paqëndrueshëm.

Gjykata Kushtetuese kishte dhënë afat deri më 26 korrik për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, më 21 korrik, deputetët dështuan për herë të 50-të të zgjedhin kryeparlamentarin, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth mënyrës së votimit. Partitë opozitare kundërshtojnë ndryshimin e votimit nga i hapur në të mbyllur, duke çuar në bllokadë.

Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të shkurtit, ka 48 vende në Kuvend dhe është në negociata për koalicion me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, për të arritur shumicën e nevojshme prej 61 votash.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti shprehu optimizëm se brenda kësaj jave do të ketë një rezultat nga këto bisedime.

Në Kuvendin prej 120 deputetësh, për të zgjedhur kryetarin nevojiten 61 vota. Ndërkaq, opozita kryesore, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, vazhdon të kundërshtojë kandidatët e propozuar nga LVV-ja.

Po ashtu, disa deputetë të pakicave joserbe kanë sinjalizuar mbështetjen për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re, nëse plotësohen disa kushte. Në skenarin më optimist, me votat e LVV-së, Nismës dhe shtatë deputetëve të pakicave, mungojnë ende tre vota për shumicën e nevojshme.

Situata mbetet e paqartë dhe në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila do të përcaktojë se si do të veprohet përtej afatit ligjor për konstituimin e Kuvendit.

Etiketa: Ngerci politikvjosa osmani

Të tjera

Vuçiç shpall sulm ndaj drejtësisë: “Do ndryshojmë Kushtetutën për ta kontrolluar”
Kryesore

Vuçiç shpall sulm ndaj drejtësisë: “Do ndryshojmë Kushtetutën për ta kontrolluar”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka lëshuar sërish deklarata të ashpra kundër gjyqësorit, duke e akuzuar hapur se qëndron në...

17:56 06/09/2025
Kodi i ri i Etikës për mësuesit: Ndalohet veshja e ekzagjeruar dhe postimet që cenojnë figurën e edukatorit
Kryesore

Kodi i ri i Etikës për mësuesit: Ndalohet veshja e ekzagjeruar dhe postimet që cenojnë figurën e edukatorit

Ministria e Arsimit ka miratuar Kodin e ri të Etikës për mësuesit e sistemit parauniversitar, i cili vendos standarde të...

17:39 06/09/2025
Para
“Një skelet njeriu dhe një kafshe në murin e kalasë”, zbulim i rrallë në Gjirokastër

“Një skelet njeriu dhe një kafshe në murin e kalasë”, zbulim i rrallë në Gjirokastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vuçiç shpall sulm ndaj drejtësisë: “Do ndryshojmë Kushtetutën për ta kontrolluar”

Vuçiç shpall sulm ndaj drejtësisë: “Do ndryshojmë Kushtetutën për ta kontrolluar”

17:56 06/09/2025
Kodi i ri i Etikës për mësuesit: Ndalohet veshja e ekzagjeruar dhe postimet që cenojnë figurën e edukatorit

Kodi i ri i Etikës për mësuesit: Ndalohet veshja e ekzagjeruar dhe postimet që cenojnë figurën e edukatorit

17:39 06/09/2025
“Do mbush avionin me kriminelë shqiptarë”/ Deputeti britanik Farage provokon Ramën para takimit

“Do mbush avionin me kriminelë shqiptarë”/ Deputeti britanik Farage provokon Ramën para takimit

17:25 06/09/2025
“E vranë duke ngrënë bukë”/ Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çela është ekzekutuar në Elbasan

“E vranë duke ngrënë bukë”/ Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çela është ekzekutuar në Elbasan

17:06 06/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.