Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ngatërrohen arkivolët; Në vend të një gruaje, në Roskovec varroset një burrë!

22:44 29/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Mbrëmjen e së hënës u denoncua një skandal në qytetin e Roskovecit, ku në vend të një gruaje, është varrosur një burrë. Fëmijët e të ndjerës kërkuan ndihmën e emisionit investigativ për të zbuluar ngjarjet që ndodhën në datën 15 maj 2020, pasi në këtë datë dy të rinjtë e kishin të pamundur të udhëtonin në Shqipëri, pasi kufijtë ishin mbyllur. Dhe, brenda pak ditëve, Fiksi zbuloi skandalin, ku arkivoli i të ndjerës ishte ngatërruar me një shqiptar nga Kosova. Trupat e pajetë kishin mbërritur paraditen e datës 15 maj në Portin e Durrësit dhe më pas, agjencia e funeralit, kishte filluar shpërndarjen e kufomave.

Pikërisht këtu mendohet se ka ndodhur edhe ngatërrimi i trupave pa jetë. Agjencia funerale ka dërguar në Roskovec një shtetas kosovar që edhe ai kishte ndërruar jetë në Gjermani. Trupi ka shkuar direkt në varreza, pasi agjencia kishte urdhër që të mos hapej arkivoli. Të afërmit kryen të gjitha ritet mortore, duke ditur se në arkëmortë ishte e afërmja e tyre. Pas ceremonisë, të afërmit bënë drekën e vakisë dhe më pas shkuan në shtëpitë e tyre.

Por, një telefonatë, ka vënë në alarm një pjesë të të afërmeve. Fiksi zbuloi se personi që ka organizuar ceremoninë mortore ishte një i afërm i familjes Braho në Roskovec. Ai ka biseduar me agjencinë e funeralit dhe ka mësuar se trupi që ishte varrosur në Roskovec ishte i një burri. Sipas disa bisedave të tij me vëllain dhe djalin e të ndjerës, ai i thotë se gabimin “e kapi dogana skaneri, s’e kapi individi”. Mësohet se në momentin që automjeti i funeralit ishte nisur në Kosovë, arkivoli kishte kaluar në skaner dhe aty ishte zbuluar se në vend të një burri, në Kosovë po shkonte gruaja nga Roskoveci.

Dy fëmijët dyshojnë ende se në varr nuk është nëna e tyre. “Mund të ketë edhe gurë. Kërkojmë të vërtetën. Vetëm kaq” thonë ata.

Pas ankesës, vëllai dhe djali i të ndjerës shkojnë në varrezat e Roskovecit, ku një roje i thotë se “tani çdo gjë është në rregull, nuk u vonua më tepër nga gjysëm ore, një orë. U ndodhi ju ajo, edhe çupa jonë të ishte, janë gabim njerëzore”. Më tej thotë se ngjarjen e kishte mësuar edhe inspektori i zonës. “Ne përderisa gjërat i bëjmë me tjetër njeri këtu, tani ne i mbyllim gjërat këtej” i thotë ai, duke shtuar se “e kishte marrë vesh inspektori i zonës tani më mbrapa, por deri sa ne e kemi, që mos ti turpërojmë njerëzit, ti mbyllim vetë gjërat këtu shpejt e shpejt, nuk është se tani… Të ishte me rregulla policie s’të linte fare, do ishim të tërë brenda. Po është një gjë që ne i mbyllëm gjërat. Janë gabim njerëzore, s’është se ne bëmë ndonjë mëkat. Mëkati jonë është që ne ta linim çupën të ikte tutje. Çupa ka ardhur për tre orë këtu”.

Punonjësi i varrezave tha se “me e nxjerr kollaj s’e nxjerr dot se janë ca rregulla, do vesh në polici do firmosësh. Edhe një varr ta thyesh aty, të bësh zhvarrimin, nuk ka më lidhje si më para që vinte i zoti i shtëpisë dhe e hiqtë. S’të lë më njeri, janë ca rregulla”.

Fiks Fare shkoi edhe në Drejtorinë e Funeralit në Bashkinë e Roskovecit, ku përgjegjësi tha se ka pasur vetëm një gabim, pasi punonjësit e varrezave e kishin shkruar se ceremonia ishte bërë në datën 10 maj dhe jo në 15 maj. “Për pretendimin e zhvarrimit, që thanë familjarët, ne nuk kemi informacion. Po flas për zhvarrimet e tjera që bëhen në kushtet normale, kur është raporti mjeko-ligjor, kur është vendimi nga prokuroria ose nga gjykata. Unë nuk kam dijeni, përgjegjësi që është caktuar për këtë gjë nuk ka dijeni. Për pjesën e datës, i bëra verifikimet e mia, nxora edhe problemin ku ishte bërë gabimi, personat që kishin përgjegjësi morën masat e tyre ndëshkuese, dhe u bë verifikimi i saktë i datës” tha ai.

Fiksi u interesua edhe në agjencinë funerale në Roskovec, e cila kishte bërë vetëm procedurat në varreza dhe jo të transportit. Ata thanë se brenda varrezave merren punonjësit e Bashkisë së Roskovecit.

Marrë nga Top Channel

Të tjera

“Kurth vdekjeje” Zjarri me 47 viktima në Zvicër, dalja emergjente ishte gjithmonë e mbyllur
Bota

“Kurth vdekjeje” Zjarri me 47 viktima në Zvicër, dalja emergjente ishte gjithmonë e mbyllur

Rrëfime të reja tronditëse po dalin në dritë për zjarrin vdekjeprurës të natës së Vitit të Ri në barin Le...

12:51 04/01/2026
SHBA kryen sulme ajrore në Venezuelë, Trump: Maduro dhe bashkëshortja u kapën
Aktualitet

SHBA kryen sulme ajrore në Venezuelë, Trump: Maduro dhe bashkëshortja u kapën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një seri sulmesh ajrore ndaj bazave ushtarake në Venezuelë, duke goditur edhe zona...

12:05 03/01/2026
Para

Haradinaj refuzon të takohet me Ramën:S’ka logjikë të takohet i padituri me paditësin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Kurth vdekjeje” Zjarri me 47 viktima në Zvicër, dalja emergjente ishte gjithmonë e mbyllur

“Kurth vdekjeje” Zjarri me 47 viktima në Zvicër, dalja emergjente ishte gjithmonë e mbyllur

12:51 04/01/2026
SHBA kryen sulme ajrore në Venezuelë, Trump: Maduro dhe bashkëshortja u kapën

SHBA kryen sulme ajrore në Venezuelë, Trump: Maduro dhe bashkëshortja u kapën

12:05 03/01/2026
Ndryshon siguracioni i automjeteve/ Nga 1 janari aplikohet llogaritja sipas historikut

Ndryshon siguracioni i automjeteve/ Nga 1 janari aplikohet llogaritja sipas historikut

17:26 02/01/2026
‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

23:51 30/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.