Ngacmonte këdo që i dilte përpara, shqiptarja e dehur godet dhe kafshon në dorë policin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një skenë absurde është regjistruar në Milano në Itali gjatë fundjavës.

Protagoniste është bërë një 38-vjeçare shqiptare.

Kjo e fundit tërësisht e dehur, ka filluar të ngacmojë të gjithë kalimtarët në rrugën e saj.

Pas disa denoncimeve, policia erdhi menjëherë në vendngjarje së bashku me ambulancën.

Prezenca e infermierëve dhe policëve ka acaruar akoma më shumë shqiptaren.

Ajo u konfrontua fizikisht me efektivët.

Në fillim i ka goditur me shqelma dhe grushte, ndërsa më pas kafshoi në dorë njërin prej efektivëve.

Pas shumë përpjekjesh, gruaja u dërgua në spitalin ‘San Carlo’ të Milanos.

Mbi të rëndon akuzat e fyerjes, dhunës dhe rezistencës ndaj zyrtarëve publikë.

Lajmin origjinal mund ta lexoni këtu.

Shpërndaje
Share.

Komento