Skip to content
Bota

Nga Trump te Zelensky/ Krerët botërorë bëhen bashkë në funeralin e Papa Françeskut

· 1 min lexim

Udhëheqës nga mbarë bota janë mbledhur sot në Sheshin e Shën Pjetrit për funeralin e Papa Françeskut. Ndër të parët që kanë mbërritur janë presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania, të cilët u ulën në Romë që mbrëmjen e kaluar, në aeroportin Fiumicino.

Pjesëmarrja është e gjerë dhe përfshin emra të shquar të skenës politike dhe mbretërore botërore. Mes tyre janë Princ William, Presidenti i Francës Emmanuel Macron, Mbreti i Spanjës Felipe VI me Mbretëreshën Letizia, si dhe Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva.

Ka edhe shumë figura politike që pritet të jenë sot në Sheshin e Shën Pjetrit, duke përfshirë:

  1.  Ish-presidenti amerikan Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden
  2. Kryeministri britanik Keir Starmer
  3. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen
  4. Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr
  5. Presidenti i Argjentinës Javier Milei
  6. Princ Haakon dhe Princesha Mette-Marit nga Norvegjia
  7. Mbreti Carl Gustaf dhe Mbretëresha Silvia e Suedisë
  8. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres
  9. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me bashkëshorten Olena Zelenska