Kryeministri, ministra e të tjerë funksionarë publikë do të thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Veç Ramës, për të dëshmuar do të thirren edhe Arben Ahmetaj, Bledi Çuçi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Emirjana Sako, Erion Veliaj. Po ashtu do të thirret edh eish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtori aktual Gledis Nano.
Kryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj ka thënë se hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit e përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve. Po ashtu do të hetohet edhe mbrojtja e të dhënave personale, numri i procedimeve penale për krimet zgjedhore dhe faza e hetimit të tyre.
“Hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit, përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve. Hetimi do të hetojë kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, cila janë subjektet që janë detyrimin për mbrojtjen e të dhënave personale. Cilat janë arsyet që i kanë shtyrë autorët për kryerjen e këtyre shkeljeve. Cili është kuadri ligjor sa i takon shpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.
Detyrat e komisionit janë kontrolli i veprimeve dhe mosveprimeve për mbledhjen e informacionit. Kontrolli i veprimeve të organeve publikeve sa i takon dhënies së shpërblimeve, kompensimeve, dhënien e ndihmës ekonomike.
Do të hetohet numri i procedimeve penale për krimet zgjedhore dhe fazën e hetimit të tyre. Komisioni hetimor do të përdorë të gjitha metodat e hetimit, përfshirë këqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse. Në përputhje me nevojat gjatë hetimit do caktohet ekspertë”, ka tha Alibeaj.
Personat që do të thirrenpër të dëshmuar:
Edi Rama
Arben Ahmetaj
Belinda Balluku
Bledi Çuçi
Ogerta Manastirliu
Erion Veliaj
Emirjana Sako
Olsian Çela
Arben Kraja
Ardi Veliu
Gledis Nano
Artan Lame
Lindita Karçanaj
Shkëlqim Hajdari
Rejda Kashta
Sokol Zaimi
Bledar Doracaj
Albana Koçiu
Laert Duraj
Adrian Çela
Besnik Dervishi
Erinda Ballanca
Armand Shkullaku
Andi Bushati