Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga pagesa e sigurimeve shoqërore te falja e taksave për biznesin e vogël, Rama u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve

14:45 20/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një komunikim online me qytetarët dhe u dha përgjigje disa prej shqetësimeve të tyre.

Një nga shqetësimet kryesore ishte edhe pagesa e sigurimeve shoqërore.

Shefi i qeverisë u përgjigj, duke thënë se nuk mund të shtyhen në asnjë mënyrë, pasi në të kundërt nuk do të ketë para për pensionistët.

“Nuk luhet me sigurimet, janë si dritat. Nuk kanë shtyrje afatin, pasi nëse nuk i shtyjmë nuk paguajmë dot pensionistët”, tha Rama.

Gjithashtu ai shtoi, se kush nuk ka paguar dritat, i janë prerë.

Në lidhje me gjendjen e emergjencës të krijuar për shkak të COVID-19, Rama tha se do të zgjatet edhe përtej 25 prillit, por nuk përcaktoi një afat kohëzgjatjeje.

Një tjetër shqetësim ndërkohë ishte edhe rregullat për lëvizjen në makinë.

Kryeministri u shpreh se dy bashkëshortë mund të qëndrojnë në një makinë, por duhet të pozicionohen në mënyrë diagonale.

“Dy bashkëshortë mund të qëndrojnë në makinë, shkoni bashkë në punë por qëndroni vetëm diagonal në makinë, nëse nuk rrini ju ashtu policia nuk ka se si të verifikojë edhe rastet e tjera që mund të thonë se janë bashkëshortë”, tha Rama.

Përsa i përket hapjes së doganave, shefi i qeverisë tha se uron të hapen brenda gushtit, por armiku i padukshëm është këtu.

Për bizneset e vogla Rama premtoi falje të taksave deri në fund të vitit, ndërsa bëri me dije se të fundit që do të hapen do të jenë lokalet dhe qendrat tregtare.

“Të gjitha bizneset e vogla nuk do të paguajnë taksa deri në fund të këtij viti. E kemi thënë. Për bizneset e mëdha, një pjese do t’i shtyhen, përjashto ato që janë të përjashtuara, një pjese deri në fund të shtatorit dhe turizmit, fasonëve, call center dhe disa të tjerëve që janë përcaktuar qartë do i shtyhen deri në datë 31 dhjetor për t’i paguar vitin e ardhshëm. Bizneset e vogla do të falen të gjitha taksat për këtë vit edhe nuk kanë punë fare as do u kërkojë asgjë vitin tjetër. Çfarë iku, iku që të marrin veten plotësisht. Me këtë mbështetje, me hapjen dhe taksat që po falim nuk do të dalin keq, mbase do të dalin më mirë se të tjerët dhe e meritojnë se janë më të vegjël dhe më të dobët” Qendrat tregtare do të hapen të fundit. Kafenetë do të jenë të fundit që do të hapen, u shpreh Rama.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: biznesi i vogelramasigurimet shoerore

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Hapja e bllokut të dytë të bizneseve, ja lista e plotë e aktiviteteve që nisin punën pas 27 prillit

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English