Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga Nishani tek Arben Imami, dhjetë demokratë kërkojnë dorëheqjen e Bashës

14:03 28/04/2021
Reading Time: 4 min lexim

Demokratët të mërzitur nga Basha. Dhjetë anëtarë të Kryesisë, Këshillit Kombëtar apo FRPD-së gjithashtu edhe themelues të Partisë Demokratike, kanë kërkuar të bashkuar dorëheqjen e Bashës nga posti i kryetarit. Mes emrave që kanë kërkuar dorëheqjen e tij janë edhe figura të shquara si Bujar Nishani, Arben Imami, Arben Ristani etj. Ata thonë se në 8 vite e kryesuar nga Basha PD-ja ka qenë një dështim dhe sipas tyre përgjegjës është vetëm ai. Për më tepër grupi i demokratëve kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme brenda PD, për strukturat e reja të partisë. Për këtë nismë ata i bëjnë thirrje edhe anëtarësisë së Partisë Demokratike t’u bashkohet.

Deklarata e përbashkët

Ne, një grup anëtarësh të Partisë Demokratike, anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Forumit Rinor, studentë të dhjetorit 1990, themelues të PDSH-së, simpatizantë të së djathtës shqiptare, ndihemi të tronditur nga humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Shqipëria erdhi në këto zgjedhje pas një periudhe 8-vjeçare të një qeverisjeje të korruptuar, të kriminalizuar dhe klienteliste, që e ka çuar vendin në varfëri të tejskajshme, braktisje masive, dhe në humbjen e shpresës. Fitorja në zgjedhje ishin mundësia e vetme për të një të ardhme të ndryshme, prandaj këto zgjedhje nuk mund e nuk duhet të humbnin. Qytetarët e këtij vendi, zgjedhësit, anëtarët e partisë e kanë mbështetur partinë në protesta e kudo, por pakënaqësia e përgjithshme dhe kjo mbështetje nuk u kapitalizuan me fitoren në zgjedhje.

Humbja e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nga Partia Demokratike ka përgjegjësit e saj e në rradhë të parë kryetarin Z. Lulzim Basha! Ai, ndër të tjera, ka shuar ëndrrën për demokraci të qindra mijëra shqiptarëve, duke humbur dy palë zgjedhje të përgjithshme, duke dorëzuar pushtetin qëndror, pushtetin vendor dhe opozitarizmin në dorën e Edi Ramës.

Partia Demokratike ka shembuj të një sjelljeje politike e qytetare në rastin e humbjes së zgjedhjeve në rrethana normale siç ishin ato të vitit 2013-të pas tetë vitesh qeverisjeje, kur kryetari i partisë Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të lartë të saj morën përgjegjësinë dhe dhanë dorëheqjen për t’i hapur rrugën ristrukturimit të partisë e zgjedhjes së një drejtimi të ri për bërë një opozitë të denjë për historinë e saj dhe për ta çuar në fitore.

Por, z. Lulzim Basha, që prej vitit 2013, kur mori drejtimin e partisë, e ka drejtuar atë pa profesionalizëm dhe pa dinjitetin e nevojshëm institucional. Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë i mpakjes dhe, shpesh, edhe i shuarjes në mënyrë arbitrare të shumë strukturave të partisë, të largimit të shumë anëtarëve, themeluesve, dhjetoristëve, kontributorëve më të denjë, të shtyllës së saj kurrizore, të çdo individi dhe zëri të lirë, që nuk binte dakord me këtë mënyrë drejtimi të Partisë Demokratike, duke mos lënë mundësinë për asnjë forum të hapur dhe duke eleminuar demokracinë e brendëshme në Parti.

Me Lulzim Bashën në krye të PD-së historia e këtyre tetë viteve të fundit është një histori dështimesh të Partisë Demokratike. Me paftësinë, me veprime të gabuara dhe pa një strategji politike, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, me spastrimet e filluara në 2014-tën dhe të përsëritura periodikisht, me mungesën e plotë të respektit për organet e brendshme të partisë dhe për votën e anëtarëve të saj, Lulzim Basha i shërbeu humbjes së fundit.

Pas marrëveshjes së errëte të pasqaruar të 17 majit 2017, marrëveshje e pakëshilluar me forumet e partisë, si dhe pas humbjes së zgjedhjeve të po atij viti në bashkëpunim e bashkëfajësi me Edi Ramën, ai u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike nëpërmjet një procesi jo-transparent dhe mjaft të diskutueshëm. Megjithatë, anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike vunë përpara interesat e vendit për të mundësuar një qeverisje të djathtë që do të sillte një ndryshim rrënjësor të sistemit të kalbur qeverisës së vendit dhe pranuan vendimin e Z. Basha dhe të grupit të tij të ngushtë për t’u provuar përsëri nga vota e popullit.

Në çdo vend demokratik, është pikërisht opozita ajo që ngjall shpresë  dhe sjell ndryshimin, por, sërisht dhe fatkeqësisht, Lulzim Basha humbi vendit mundësinë e një ndryshimi thelbësor dhe rrënjësor, ia humbi edhe një herë tjetër PD-së mundësinë për të drejtuar popullin drejt një të ardhme europiane, të drejtë dhe të ndershme.

Për këto arsye dhe shumë të tjera, ne, kërkojmë dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit të Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha, të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-së të nën-Kryetarëve. Ne kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me qëllim hapjen e rrugës për të nisur një proces rrënjësor reflektimi dhe analize, të domosdoshëm dhe jetësorë për Partinë, proçes, i cili të mundësojë zgjedhje të jashtëzakonshme, me një garë të drejtë, të hapur e demokratike për strukturate reja drejtuese të Partisë, bazuar në modelet më të mira të partive tona simotra të së djathtës klasike. Partia Demokratike duhet të kthejë demokracinë në strukturat e saj, fjalën e lirë, konkurueshmërinë, vendimin kolegjial dhe garën e pastër e të pakompromentuar.

Përgatitja e një reformimi ideologjik të djathtë, të orientuar nga liria e individit, familja, tregu, prona, shoqëria, autonomia lokale, partiake dhe qeverisëse; kthimi në shtyllat e funksionimit tonë që prej themelimit, rishikimi i menëjhershëm i një programi dhe strategjie të fortë dhe të paepur opozitare, duke bashkuar Partinë Demokratike dhe duke ftuar në parti çdo kontribut qëllimisht apo fatkeqësisht të humbur ndër vite, por edhe çdo prurje të re, janë parimet bazë që ne duhet të nisemi për të khyer Partinë Demokratike në rrënjët e saj. Kjo do të jetë e vetmja mundësi për t’i bërë ballë, në një kohësa mëtë shkurtër, qeverisjes të korruptuar dhe vrastare të fateve të shqiptarëve dhe Shqipërisë nga mungesa e një alternative reale të djathtë.

I bëjmë thirrje gjithë anëtarësisë së Partisë Demokratike ti bashkohet kësaj thirrje.

 

Edith Harxhi

 

Endira Bushati

 

Bujar Nishani

 

Ibsen Elezi

 

Bislim Ahmetaj

 

Arben Imami

 

Arben Ristani

 

Edvin Kulluri

 

Pirro Ahmetaj

 

Endrit Hoxha

Etiketa: bashakryesia doreheqjenNishani

Të lidhura

Paditi për shpifje Agron Shehajn, Lapaj paraqitet në GJKKO
Kryesore

Paditi për shpifje Agron Shehajn, Lapaj paraqitet në GJKKO

Adriatik Lapaj është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procesit gjyqësor...

11:48 09/05/2025
15 vjetori i anëtarësimit në NATO/ Ambasada Amerikane: Së bashku më të fortë
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, ambasada amerikane mesazh për qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të qartë dhe të fortë në prag të zgjedhjeve...

10:16 09/05/2025
Para
Ardit Çela: LSI është vjedhur në Berat, ka pasur shumë parregullsi!

Ardit Çela: LSI është vjedhur në Berat, ka pasur shumë parregullsi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.