Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga Klodian Tomorri/ Gjylja e madhe e çmimeve të referencës mund të rrëzojë tregun

12:10 13/09/2023
Reading Time: 3 min lexim

Shumica e debatit publik për rritjen e çmimeve të referencës është fokusuar tek efekti që ajo do të ketë në rritjen e taksës së pronës, të cilën familjet e paguajnë çdo muaj në faturën e ujit. Por kjo është fatura më e vogël. Efekti më i rëndë i rritjes së çmimeve të referencës është në çmimet e banesave.

Konsideroni vetëm një shembull. Në Unazën e re, çmimi i referencës për nje metër katrorë ndërtim ishte 65 mijë lekë. Por me vendimin e ri të qeverisë ai u bë 114.3 mijë lekë.  Çfarë efektesh ka kjo?

Për çdo metër katrorë që shiste në Unazën e re, deri dje ndërtuesi paguante 5200 lekë (65000*8%), taksë ndikimi në infrastrukturë. Për çdo metër ndërtim që do shesë nga sot e tutje në Unazën e re, ndërtuesi do të paguajë 9144 lekë taksë ndikimi në infrastrukturë.

Pra vetëm nga efekti që rritja e çmimeve të referencës ka në taksën e ndikimit në infrastrukturë, kosto e aparartamenteve në Unazën e re rritet minimalisht me 4 mijë lekë ose 38 euro për metër katrorë. Por ky është vetëm njëri nga zërat.

E njëjta gjë ndodh edhe me taksën e strehimit social. Edhe kjo taksë ashtu si ajo e ndikimit në infrastrukturë është e lidhur direkt me çmimet e referencës. Vijojmë me shembullin e mësipërm.

Për çdo metër katrorë të ndërtuar në Unazën e Re, deri dje ndërtuesi paguante 1950 lekë (65000*3%) si taksë për strehimin social. Për çdo metër katrorë të ndërtuar nga sot e tutje në Unazën e re, ndërtuesi do të paguajë 3429 lekë si taksë për strehimin social. Pra 1479 lekë ose 14 euro më shumë për metër katrorë si taksë për strehimin social.

Vetëm nga këto dy taksa, kosto e apartamenteve në Unazën e re rritet minimalisht me 55 euro për metër katrorë. Por në zona të caktuara kostoja e apartamenteve rritet deri në 100 euro për metër katrorë, pa përfshirë koston shtesë të kapitalit.

Qytetarët duhet të kenë të qartë diçka. Kjo nuk është kosto që do ta paguajnë ndërtuesit, por është kosto që do të përcillet direkt në çmimin e shitjes së apartamenteve. Dhe shtesa në çmim do të jetë më e lartë se sa 100 euro për metër katrorë për shkak të efekteve zinxhir, që sjell rritja e taksave.

Tirana është një nga qytetet me të shtrenjta në glob për çmimet e banesave në raport me të ardhurat mesatare të popullsisë. Me këtë rritje drastike taksash, blerja e një banesë për shumicën dërrmuese të familjeve do të jetë edhe më e pamundur.

Me një vendim të beftë, pa e konsultuar me askënd, dhe ne pikun e vapës së gushtit, qeveria shtrenjtoi me mbi 100 euro për metër katrorë çmimet e apartamenteve. Në mes të vitit.

Kjo nuk është politikë fiskale, por një marrëzi tatimore. Dhe sot qytetarët duhet të kenë të qartë diçka. Kur ata blejnë një apartament modest, mbi 300 euro për çdo metër katror ua merr bashkia si taksë. Dhe me çmimet e apartamenteve në Tiranë sakaq të papërballueshme pyetja shtrohet: A e ka marrë parasysh qeveria efektin që rritja e taksave mund të ketë në rrëzimin e tregut?/OLIGARKIA

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Censusi i popullsisë/ Zbardhet pyetësori, këto janë pyetjet të cilave duhet t’ju përgjigjeni

Censusi i popullsisë/ Zbardhet pyetësori, këto janë pyetjet të cilave duhet t'ju përgjigjeni

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English