Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga injorimi i shkeljeve të “Fly Ernest” tek abuzimi me 5 milionë euro: Kush është kreu i Aviacionit Civil që po bën kërdinë në Rinas

14:23 22/01/2020
Reading Time: 3 min lexim

Aeroporti “Nënë Tereza” dhe kompanitë e institucionet që operojnë në të, prej vitesh pushtojnë titujt e mediave dhe kjo rrallëherë është për mirë. Duke qenë aeroporti i vetëm në vend, duket se aeroporti i Rinasit është dhe subjekt i shkeljeve të shpeshta, shumë herë të paimagjinueshme dhe sërish, duket se asgjë nuk ndryshon.

Rasti i fundit është ai i kompanisë “Fly Ernest”, që vetëm pak kohë më parë në media u zbulua se kishte të njëjtët pronarë me famëkeqen “Belle Air”, që falimentoi në vitin 2013 duke grumbulluar një shumë prej 56 milionë eurosh në gjoba, që deri më tani as nuk përflitet se do të mund të paguhen ndonjëherë.

E njëjta situatë po ndodh dhe me “Fly Ernest”, që ndonëse ishte një skandal i paralajmëruar, askush nuk mori masa për ta frenuar. Pak ditë më parë, “gazetareforma.com” zbuloi se Aeroporti “Nënë Tereza” prej kohësh i dërgonte letra Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që e ka nën varësi këtë institucion, në lidhje me shkeljet e njëpasnjëshme të “Fly Ernest”, e megjithatë, këto thirrje u injoruan.

Skandali i radhës është sërish i pak ditëve më parë, kur KLSH zbuloi një seri shkeljesh që kapnin një vlerë prej 5 milionë eurosh, në adresë sërish të Aviacionit Civil. Sipas dokumentit të publikuar nga “Gazeta Shqip”, bëhet fjalë për 39 shkelje që lidhen me keqmenaxhimin e këtij institucioni e që variojnë nga fatura të palikuiduara, tek shpërblimet për stafin të pamiratuara nga ministria.

Në të gjitha rastet, personi përgjegjës rezulton të jetë po i njëjti: kreu i Aviacionit Civil, Krislen Keri. Keri u emërua në krye të këtij institucioni në vitin 2017, i sugjeruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Por ai nuk është emër i panjohur për mediat. Më herët, ai ka qenë shef projektesh e shef kabineti në Ministrinë e Transportit në kohën e ministrit Edmond Haxhinasto dhe emri i tij është lakuar pas aksidentit tragjik të majit të vitit 2016, ku humbën jetën dy fëmijë, 3 dhe 5 vjeç.

Shkak për aksidentin u bë një barrierë mbrojtëse e ndërprerë në rrugën dytësore Golem-Kavajë, që i shërbente karburantit në pronësi të babait të Krislen Kerit, Pilo Keri. Emri i tij asokohe u përmend disa herë në media, e megjithatë asnjë masë apo hetim nuk u ndërmor për zyrtarin e Ministrisë së Transporteve, i cili vetëm një vit më vonë do të vihej në krye të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Gjithashtu, Krislen Keri është përmendur si përgjegjës dhe në grabitjen spektakolare në aeroportin e Rinasit në prill të 2019, ku një grup grabitësish hynë në pistë dhe grabitën 10 milionë euro. Asokohe, në media u bë fakt i kryer shkarkimi i tij e madje dhe një ndjekje e mundshme penale lidhur me ngjarjen. Por megjithatë, shkarkimi i përfolur nuk u krye kurrë dhe me të kaluar zhurma e grabitjes, Keri vijoi i pashqetësuar punën e tij si drejtor i Aviacionit Civil.

Por tashmë, me dokumentat e publikuara nga KLSH, duket se jemi realisht tek “e treta e vërteta”. Lidhur me shkeljet e shumta dhe dëmin ekonomik në kurriz të buxhetit të shtetit, KLSH kërkon shkarkimin e Kerit dhe ndjekjen e tij penale. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse edhe kësaj radhe, ish-studenti i Oksfordit që po shijon mungesën e ligjit në Shqipëri do t’i ketë krahët e ngrohta, apo do t’i hyjë ndonjë gjemb në këmbë.

Etiketa: aviacioni civilKLSHKrislen Keri

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para

I vendosi tritol farmacisë së babait të Saimir Tahirit! Vladimir Gjuta arrestohet sërish, i thyen dhëmbët kushëririt me çekiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.