Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga dëmet e jashtëzakonshme tek pushimet verore 2020: Ç’duhet të dimë për turizmin shqiptar në rënie të lirë

20:03 07/04/2020
Reading Time: 4 min lexim

Më 26 nëntor, krahas jetëve të humbura dhe dëmeve të jashtëzakonshme materiale, tërmeti që goditi Shqipërinë, goditi gjithashtu në mënyrë kritike turizmin e vendit, temë për të cilën asokohe u fol fare pak duke qenë se emergjenca për shpëtimin e njerëzve nën rrënoja dhe rindërtimi i shtëpive të shkatërruara ishin prioritare.

E megjithatë, tërmeti ishte një ndodhi e vetme me një fund të përcaktuar e pas tij, thuajse menjëherë nis rimëkëmbja. Por me pandeminë e koronavirusit, industria e turizmit në vend është e vetme përballë një krize që nuk ka një datë skadence. Një gjë të tillë e konfirmon për “iconstyle.al” kreu i Shoqatës së Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike, z. Rexhep Kasmi.

“Nëse në maj qeveria njofton se të gjithë bizneset mund të hapin dyert për t’ju rikthyer normalisht aktiviteteve të tyre, pjesa më e madhe e këtyre bizneseve do të kenë një faze fillestare, sigurisht të vështirë, përshtatjeje dhe më pas do të jenë në kapacitet 100 %. Në turizëm është e kundërta pasi kjo krizë do të shtrihet shumë më gjatë në kohë.”-shprehet z. Kasmi, duke shpjeguar se kjo situatë mund të jetë fatale për të gjithë këtë industri, që në një vit arkëton rreth 2 miliardë euro të ardhura.

Ashtu sikurse sqaron dhe koordinatori i shoqatës z. Omer Saraçi, për kompanitë e industrisë turistike nuk ka asnjë formë përshtatjeje me këtë situatë. “Aktualisht të gjithë po merren me anulimin e rezervimeve.”-thotë ai.

Por çfarë po ndodh në të vërtetë në brendësi të industrisë së tuzimit?

“Që një turist i huaj të vijë në Shqipëri, duhet të kalojë përmes aeroporteve, të udhëtojë më avion ose autobus. Që ta bëjë një gjë të tillë, duhet të ketë garanci maksimale që shëndeti i tij nuk do të cenohet, në të kundërt, askush nuk do ishte i gatshëm të rrezikonte jetën për të bërë pushime. Ndaj edhe nëse në Shqipëri situata përmirësohet, është gjendja në vende e tjera që përbën pengesë për industrinë tonë.”- shprehet z. Kasmi, i cili parashikon një vit të errët për turizmin, i cili sapo ka marrë goditjen e dytë në një kohë fare të shkurtër. Por ndonëse kjo industri është një aset tejet i vyer për ekonominë shqiptare, situata në të cilën ai ndodhet ka hasur në një indiferencë të jashtëzakonshme nga ana e autoriteteve.

https://www.facebook.com/ATOA.Albania/posts/1162042134127145

Shoqata e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike, prej më shumë se 3 javësh ka bërë publike një listë me disa pika thelbësore ku qeveria duhet të ndërhyjë për t’i mundësuar frymëmarrje këtij sektori dhe deri më tani, reagimi i vetëm pozitiv në kuadër të këtij momenti kritik ka ardhur nga ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduart Shalsi. Sakaq, nga Ministria e Turizmit që është drejtpërdrejt e përfshirë në këtë çështje, vijon të ketë heshtje totale.

“Kërkesat tona fatkeqësisht i sfidon koha. Një prej tyre ishte subvencionimi për sigurimet e punonjësve, që bizneset e fushës së turizmit vazhdojnë i paguajnë ndonëse që prej nëntorit, puna ka ndaluar dhe nuk ka asnjë garanci se kur do të fillojë sërish. Këto biznese nuk i pushojnë punonjësit në muajt që nuk kanë aktivitet dhe kjo është normale. Por në një situatë të tillë, fakti që janë paguar për 4 muaj dhe punë nuk ka pasur, prish tërësisht balancat dhe rrit ngarkesën e tyre.”-sqaron kreu i shoqatës.

Z. Kasmi gjithashtu ka rezerva të shumta lidhur me propozimin e qeverisë për bizneset e mëdha të këtij sektori për të marrë kredi për të shlyer pagat e punonjësve, që siç shpjegon ai, nuk përputhet asapk me nevojat imediate që ka turizmi aktualisht.

“Është absurde që në një situatë të tillë, këtyre bizneseve t’u ofrohet një kredi me normë 3%. E aq më tepër për pagat e punonjësve, që në kushte të tilla ku puna ka ndalur prej 4 muajsh, duket të trajtohen nga shteti si të papunë. Kjo që po na propozohet është e padëgjuar! Ajo kredi duhej të ishte 0 % për t’i dhënë frymëmarrje biznesit, por jo për të paguar punonjësit. Të gjitha këto biznese kanë mbyllur dyert dhe po shkurtojnë vendet e punës sepse punë s’do të ketë. Është një armatë e tërë e papunë që po shpërfillet nga shteti dhe nga mënyra se si po menaxhohet kjo situatë, të bën të mendosh se ka mungesë aftësie dhe informacioni.”

Por a do të ketë pushime këtë vit në Shqipëri?

Përgjigja për këtë pyetje sigurisht që pritet në radhë të parë të vijë nga ekspertët e mjekësisë të cilët mund ta shohin ose jo të arsyeshme heqjen e masave kufizuese të lëvizjes në vendin tonë.

Por nëse një gjë e tillë ndodh, sipas z. Rexhep Kasmi, turizëm do të ketë edhe pse në minimum.

Kreu i Shoqatës së Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike shprehet për “iconstyle.al” se me shumë gjasa do të jenë pushuesit vendas dhe ata nga Kosova që do të pushojnë në Shqipëri, por megjithatë, e ardhmja e këtij sektori duket ende shumë e zymtë, veçanërisht pas indiferencës së autoriteteve për të marrë masa reale dhe të prekshme për të shpëtuar turizmin.

Të lidhura

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin
Aktualitet

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

Të rinjtë shqiptarë po i largohen profesioneve tradicionale dhe po orientohen gjithnjë e më shumë drejt fushave që lidhen me...

17:35 14/05/2025
Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, si paraqitet rezultati i deritanishëm në rang kombëtar

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit vazhdon këtë të mërkurë, ndërsa deri tani janë numëruar 5214...

17:16 14/05/2025
Para

"Unë largohem që nesër". Rama tregon dy shtyllat kryesore të Shqipërisë kundër COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

17:35 14/05/2025
Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Zgjedhjet e 11 majit, si paraqitet rezultati i deritanishëm në rang kombëtar

17:16 14/05/2025
OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane

OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane

16:57 14/05/2025
Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013

Berisha cakton vendin dhe orarin e protestës së 16 majit

16:36 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.