“Unë largohem që nesër”. Rama tregon dy shtyllat kryesore të Shqipërisë kundër COVID-19

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka realizuar një lidhje me Skype për emisionin ‘Përballë”, ku ka folur rreth situatës aktuale në vendin tonë.

Ndër të tjera, Rama tha se dy shtyllat kryesore të modelit të Shqipërisë kundër koronavirusit janë “populli” dhe “rezistenca”, teksa pranoi se sistemi shëndetësor i Shqipërisë nuk i ka kapacitetet për ta përballuar një situatë nga koronavirusi që mund të ishte shpalosur në mungesë të mos implementimit të masave të rrepta.

“Unë shoh si efikas modelin tonë, nuk mund të humbasim fokusin duke u hedhur nga një model në tjetrin, ne kemi zgjedhur modelin që na përshtatet më shumë, dhe rezultatet deri tani na japin të drejtë. Ne kemi qenë të parët që kemi vrapuar të mbyllemi në shtëpi, në të gjithë Europën. Kur vende të tjera me shëndetësi më të madhe kolapsojnë, ne nuk mund të prisnim. Modeli tonë është i bazuar te populli, te rezistenca dhe rritja e vetëdijes. Kemi një komitet teknik ekspertësh që e them me plot gojën nuk na vë në pozitën që të kemi zili askënd. Janë ata që përcaktojnë ecurinë e përditshme të zbatimit të strategjisë që është e ndërtuar duke u bazuar në orientimet dhe udhëzimet e tyre.”

I pyetur se kush ia kishte sugjeruar masat drastike, kreu i qeverisë tha se ishte vetëdija:

“Vetëdija që ne do të bëheshim gazi dhe turpi i botës. Nuk dihet ende nëse kemi kaluar valën e parë. Jemi në një situatë somnambolike. Me sytë mbyllur dhe me duart përpara për të prekur vendet ku ecim. Tani jemi nën parashikimin tonë, por nga dita në ditë mund të ndeshemi me befasi,”- shtoi Rama.

Sakaq, Rama është shprehur edhe njëherë se nëse dikush do i thoshte se koronavirusi do zhdukej me kushtin që ai të largohej nga politika, do e bënte që nesër dhe ky do ishte momenti më magjik i jetës së tij.

“Nuk e mendoj fare të nesërmen politike, se nuk jam këtu në këtë luftë për vota. Nëse do më thoshin që nesër që ik se bashkë me ty do iki dhe virusi, do ikja me shumë dëshirë dhe do isha mëse i lumtur, do kishte qenë momenti më magjik i jetës sime.”

 

Shpërndaje
Share.

Komento