Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga bashkia në burg, nga burgu në Tik-Tok: Një shkatërrim që poston vetveten

17:14 13/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Veliaj nuk është më as lajm. Është algoritëm!

Ka njerëz që i mbyllin llogaritë në rrjete sociale kur gjërat nuk shkojnë mirë. Ka të tjerë që i mbyllin llogaritë me drejtësinë. Erion Veliaj, mesa duket, nuk është as në njërin e as në tjetrin rast. Ai është thjesht një profil që nuk po mbyllet dot. As nga sistemi i drejtësisë. As nga ndërgjegjja publike.

Një seri videosh në Tik-Tok shpërndahen në heshtje ndërsa ai ndodhet në burg për korrupsion. Me tone emocionale. Me “mbështetje morale”. Me atë përpjekjen e njohur për t’u shfaqur njerëzor, tani që nuk ka më as zyrë, as pushtet, as roje që i hapin derën.

Por çfarë është më poshtëruese sesa një politikan që, pasi ka shkatërruar çdo besim publik, përpiqet të rehabilitohet përmes një algoritmi?

Edhe influencues e përdorues të zakonshëm të TikTok-ut po ironizojnë postimet e Veliajt: “Kushdo që menaxhon llogarinë e tij, të merret dhe me timen.” Mesa duket, një pjesë e ekipit të propagandës së paguar me vite nga taksat tona është ende në veprim, tani jo për të fshirë kritika apo lavdëruar, por për ta paraqitur “Lalin zdroms” si viktimë me video të kuruara që kërkojnë harresë.

Sepse për të gjithë ata që e kanë harruar, Veliaj është një strukturë e tërë arrogance që e ndërtoi veten mbi fjalë të bukura dhe veprime të pista. Qyteti u ndërtua keq. Fondet u shpërdoruan. Pushteti u ble. Mediat u blenë. Bashkia u kthye në një platformë klientelizmi.

Tani që skema u zbërthye dhe dosjet e SPAK janë të mbushura me fakte që nuk ka më propagandë që i mbulon, vetë Erioni është kthyer në një avatar. Një figurë pa trup, pa zë, pa përgjegjësi. Që poston nga burgu si të ishte ende kryebashkiak. Si të mos kishte ndodhur gjë.

Kjo është fyese për qytetin, për votuesit, për çdo njeri që ka parë si shndërrohet pushteti në farsë.

Në të njëjtën kohë që Rama mbyll TikTok-un si censurë para zgjedhjeve, kryebashkiaku i tij, që aktualisht ndodhet në burg, poston më shpesh se asnjëherë. Kush i kontrollon këto standarde? Kush i drejton këto kufij?

Askush nuk ka dëgjuar nga Veliaj një fjali për akuzat. Asnjë shpjegim për paratë e vjedhura. Asnjë përgënjeshtrim për tenderat. Asnjë ndjesë për qytetin. Vetëm imazhe. Zëra. Fraza të prodhuara për të luajtur rolin e “njeriut të ndershëm që gaboi pak”. Nuk ka gabuar pak. Ka abuzuar shumë.

Dhe kur tentoi të lirohej me garanci pasurore, mendoi se gjithçka do të ndodhte si më parë: një firmë, një mik, një pagesë, një dalje. Por jo. Apeli i GJKKO ia refuzoi kërkesën. Dhe më mirë kështu. Sepse ndryshe nga videot, drejtësia nuk ka opsion “delete”.

Thonë se në burg po kalon ditë të vështira. Se nuk ushqehet mirë. Se është thyer psikologjikisht. Por ky është realiteti që ndërtoi vetë. Nuk është drama e një burri që gaboi një herë. Është pasqyra e një mashtruesi që nuk diti të ndalej. As kur kishte pushtet. As tani që s’ka asgjë.

Dhe nëse sot poston si për të thënë: “Jam ende këtu”, përgjigjja e vetme që meriton është kjo: Tani je aty ku duhet. Dhe do të rrish!

Etiketa: erion veliajreformaeditorialtik tok

Të lidhura

Murtaja e ruminantëve përhapet në Zallbastar, 882 krerë të prekur
Aktualitet

Murtaja e ruminantëve përhapet në Zallbastar, 882 krerë të prekur

Sëmundja ngjitëse e murtajës së ruminantëve të vegjël ka prekur një tjetër vatër në vendin tonë. Zallbastari i Tiranës është...

10:55 14/06/2025
“Aktualisht janë evidentuar pesë shqiptarë në Izrael”/ Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt me ta
Bota

“Aktualisht janë evidentuar pesë shqiptarë në Izrael”/ Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt me ta

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke informuar...

10:40 14/06/2025
Para
Gjykata jep masën e sigurisë për 31-vjeçarin që vrau kushëririn në Dibër

Gjykata jep masën e sigurisë për 31-vjeçarin që vrau kushëririn në Dibër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Murtaja e ruminantëve përhapet në Zallbastar, 882 krerë të prekur

Murtaja e ruminantëve përhapet në Zallbastar, 882 krerë të prekur

10:55 14/06/2025
“Aktualisht janë evidentuar pesë shqiptarë në Izrael”/ Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt me ta

“Aktualisht janë evidentuar pesë shqiptarë në Izrael”/ Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt me ta

10:40 14/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Qarkullonte me armë dhe drogë në automjet, në pranga 38-vjeçari në Tiranë

10:26 14/06/2025
Pse produktet bazë në Shqipëri kushtojnë më shumë se në Europë?

Pse produktet bazë në Shqipëri kushtojnë më shumë se në Europë?

10:19 14/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.