Nga Ardian Çapja tek krijuesi i Facebook! Publikohet fotoja e Edi Ramës me Zuckerberg: “Darkë miqsh të posaçëm”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mynih po zhvillohet Konferenca e Sigurisë, ku kanë qenë të pranishëm krerët e shumë shteteve, mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit, pak minuta më parë ka publikuar një foto me krijuesin e Facebook, Mark Zuckerberg dhe e shoqëron foton me këtë shkrim:

Me Mark Zuckenberg, krijuesin e FACEBOOK, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama

Kujtojmë se disa ditë më parë bëri bujë një foto e publikuar ku shihej Rama me Ardian Çapja, kokën e fisit të njohur e të skeduar për një sërë ngjarjes kriminale në qytetin e Elbasanit.

Ardian Capja dhe Edi Rama

Lidhur me këtë foto ai ka thënë se ishte shkrepur rastësisht dhe nuk e kishte idenë se kush ishte Çapja.

Ndërkohë, në Konferencën e Sigurisë në janë nënshkruar dy marrëveshje mes Serbisë e Kosovës për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd dhe për autostradën.

Shpërndaje
Share.

Komento