Neutralizoi të riun që terrorizoi Kavajën me kallash, ja kush është ish-polici hero

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kavaja u zgjua ditë e sotme me të shtëna kallashnikovi.

Mësohet se Fitim Baboçi plagosi Rexhep Taren në zonën e bashkisë së vjetër.

Ai u neutralizua nga Ymer Xhafa, i cili është një ish-punonjës policie.

Së bashku me të ndërhyri edhe një person tjetër, edhe ky ish-oficer policie, shkruan “Balkanweb”.

Pas plagosjes autori vazhdonte të qëllonte dhe po të mos ishte për ndërhyrjen e Xhafës dhe shokut të tij, ngjarja mund të kishte marrë përmasa më të mëdha, duke qenë se zona ishte mjaft e populluar në atë moment.

Ish-polici tregon sesi i hoqi dorën nga arma 31-vjeçarit, ndërsa ish-oficeri e tërhoqi pak më larg.

“Dëgjova krisma armësh, pashë një person, që nuk e njihja, me armë dhe një grumbull njerëzish. Nuk mund të rrija indiferent, ai më ktheu shpinën. I dola nga mbrapa, i neutralizova armën dhe e mbajta, bashkë me shokun tim, edhe ai ish-oficer. Mund të ndodhte katastrofë, autori nuk reagoi. Jemi njerëz mbi të gjitha, ne jemi për të mirën. Ishte rastësia. Nuk pata frikë. Nuk reagoi edhe u neutralizua. I dhamë ujë dhe pastaj erdhi policia”, tha ish-polici.

Shpërndaje
Share.

Komento