Mesnatën e sotme do të fillojë llogaritja verore e orës.
Në orën 02:00 akrepat do të shkojnë 60 minuta para, duke shënuar 03:00.
Me ndërrimin e orës, europianët do të flenë një orë gjumë më pak.
Në këmbim të një orë gjumë, do të kemi një orë më shumë dritë.
Ora verore do të zgjasë deri në javën e fundit të tetorit, ku do të hyjë në fuqi ora dimërore.
Vitin e kaluar, presidenti i Komisionit të Europës, Jean Claude Juncker hodhi idenë e mbajtjes së një ore të vetmë.
Ideja e tij u përqafua nga shumë vende, por nuk u votua në Parlamentin Europian.
Shtetet anëtare kërkuan afat deri në vitin 2021, për të ndarë mendjen se kë orë duan të mbajnë.