Skip to content
Bota

Nëse njeriu nuk e lufton dot Coronavirusin, robotika mundet. Ja shpikja e fundit e kinezëve

· 2 min lexim

Kina nuk ka ndërmend të rrijë ‘duarkryq’ përballë Coronavirusit që ka vrarë të paktën 2700 persona dhe ka infektuar mbi 80 mijë të tjerë.

Ndonëse shkencëtarë të ndryshëm nga e gjithë bota po tentojnë të krijojnë vaksinën kundër COVID-19, edhe në rastin më të mirë ajo nuk do jetë gati para vitit 2021.

Kështu, Kina po provon të luftojë duke përdorur armën e saj më të fortë: teknologjinë.

Pasditen e sotme mediat e huaja kanë shkruar se firmat kineze të robotikës kanë krijuar një pajisje për dezinfektimin e hapësirave publike.

Bëhet fjalë për robotin e quajtur ‘Thor-1’, të cilësuar nga kinezët si një “armë e fuqisë së jashtëzakonshme” kundër Coronavirusit.

Prova e parë mbi funksionimin e robotit është bërë në një park në Hangzhou në Kinën lindore, një qytet pjesërisht i bllokuar prej Covid -19.

https://youtu.be/4muQ_vlTPeU

Deri më tani qeveria kineze ka shpenzuar miliarda dollarë për subvencione dhe kredi për të nxitur përparimin e inteligjencën artificiale në vend.

Po ashtu, pas thirrjes së OBSH për gatishmëri globale, ditën e djeshme Bashkimi Europian premtoi 230 milionë euro për të luftuar virusin e rrezikshëm, ndërsa SHBA premtoi 2.5 miliardë dollarë, nga të cilat 1 miliardë do jepen për vaksinën e nevojshme për të luftuar virusin, ndërsa 1.5 miliardë dollarë për pajisje mjekësore.