Një ndjekje si nëpër filma është regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Policia iu vu pas një makine me targa të huaja, pas dyshimeve për aktivitet të paligjshëm.
Në përpjekje për t’u arratisur, makina është përplasur me një postbllok policie, duke plagosur edhe një efektiv.
Ndërkohë gjatë ndjekjes policia ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së autorit.
Ky i fundit pasi goditi makinë e policisë, mori para edhe 3 makina të tjera, mes tyre një autoshkollë.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona, mes tyre edhe një efektiv policie.
Ata u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Të plagosurit janë
Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë
Diana Plaka
Durim Plaka (burrë e grua)
Albert Cani, instruktor autoshkolle
Adriana Mukja