Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ne mezi po presim të hënën, por baret dhe restorantet nuk janë gati për t’u hapur

17:48 14/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Të hënën e ardhshme, pas 2 muajsh, baret dhe restorantet do i rikthehen aktivitetit të tyre që u ndërpre pas goditjes së vendit tonë nga pandemia.

Qevera parashikoi rihapjen e këtyre bizneseve, të cilat do ofrojnë shërbim vetëm në ambientet e jashtme deri në orën 17:30 të pasdites, duke zbatuar protokollet e sigurisë.

E teksa 4 ditë kanë mbetur nga ‘drita jeshile’, duket se këto biznese nuk janë ende gati, pasi goditja e koronavirusit ka qenë e fuqishme dhe ka lënë pasoja të shumta.

Sipërmarrës të ndryshëm të bareve dhe restoranteve kanë thënë për “Gazeta Si” se nuk janë gati të çelen të hënën, ndonëse frika e falimentimit dhe pushimi i punonjësve i ‘ka detyruar’ të përgatisin rihapjen.

Enri Jahaj kreu i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve është shprehur se protokolli i përcaktuar mga qeveria është i paqartë dhe kërkon shumë kosto.

“Ne e kemi tashmë një protokoll sigurie të urdhëruar nga qeveria dhe jam dakord që shëndeti duhet mbrojtur me padiskutim, por çështja është që protokolli është i paqartë dhe me shumë kosto. Nuk e ka të përcaktuar se kur mbahen maskat dhe kur hiqen në bar e restorant. Nëse unë ulem për të ngrënë a për të pirë duhet ta heq maskën, por protokolli nuk e ka të përcaktuar. Po ashtu edhe për dorezat, veçanërisht në kuzhinë. Teksa kuzhunierët i mbajnë duart tërë kohës në ujë, me doreza duhet ti ndërrojnë pas çdo produkti që kapin; e para nuk janë higjenike, mbajnë shumë pisllëk dhe e dyta janë kosto”– shprehet Enri Jahaj kreu i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.

Sipas tij, restorantet dhe baret me masat e marra të do punojnë me 25% të kapacitetit të mëparshëm, teksa shton se vetëm një dezinfektant kushton nga 5000 lekë deri në 750 euro dhe “në këtë situatë që jemi, sigurisht nuk mund të zgjedhim më të shtrenjtin”.

Sipas llogaritjeve paraprake, rezulton se baret dhe restorantet që do rihapin dyert të hënë, përveç humbjeve që regjistruan gjatë këtyre dy muajve, do iu duhet të harxhojnë mesatarsisht 50 mijë lekë për dezinfektimin total të mjediseve, lyerjen, termometrin elektronik që kushton 100 euro, blerjen e maskave, dorezave, adezivëve për shenjat që ruajnë distancimin social dhe dezinfektantët e duarve.

Sakaq, Jahaj informon se nga bisedat që ai ka bërë me sipërmarrës e anëtarë të shoqatës, thotë se 50% e tyre kanë shkurtuar stafin, kurse pjesa tjetër do të shohin ecurinë.

Në të njëjtat “ujëra” është edhe kreu i shoqatës së biznesit të vogël Albert Nasto, i cili parashikon që bizneset do të falimentojmë në 50 % të tyre.

“Do nisin të gjitha dhe do ta provojnë se sa do të rezistojnë në këtë situatë. Bizneset duhet të zbatojnë disa masa që kanë kosto shtesë. Ndërkohë që dy muaj e ca kanë arkëtuar zero. Kanë bërë shpenzime për fillimin dhe nuk do të kenë punë në këtë situatë frike. Disa do falimentojnë pas një muaji, disa pas disa muajsh. Deri në fund të vitit do kenë falimentuar gjysma. Ne që kemi nisur punën kemi vetëm 5% punë krahasuar me kohën para pandemisë. Bar- restorantet nuk janë gati. Situata është konfuze dhe protokolli gjithashtu. Këta e bëjnë të gjithë këtë që të mbajën më këmbë bizneset që kanë interes”.

Më herë Jahja bëri me dijë për “Iconstyle.al” se parashikohet që 30-50% e këtyre bizneseve do të duhet të mbyllin dyert, pasi nuk do të mund të mbulojnë dot shpenzimet.

Kjo situatë do të ndikojë edhe në xhepat e punëtorëve, pasi përkthehet në një ushtri të papunësh.

Edhe pse pronarët janë përpjekur të moas largojnë të punësuarit nga puna, sidomos ata që kanë vite dhe janë familjarizuar, në rast se sdo të kenë mbështetje nga qeveria, do të detyrohen të bëjnë shkurtime.

LEXO: Kriza ekonomike nis të japë efektet: 30-50% e lokaleve në Tiranë drejt mbylljes

Kujtojmë se disa ditë më parë kreu i sektorit të hoteleve, Zak Topuzi, ka deklaruar se qeveria duhet të mendojë për një paketë të tretë për baret dhe restorantet.

Sipas tij, këto biznese janë jashtëzakonisht të prekura, pasi kanë qira të larta, ndërsa shtoi se ky sektor duhet të përfitojë edhe uljen e TVSH-së.

LEXO: “Të lëvrohen kreditë”, kreu i hoteleve thirrje qeverisë: Duhet një paketë e tretë për baret dhe restorantet

Etiketa: Baretkoronavirusikrizelokalet

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Shërbimet online/ Rama: Tani dokumentin e pronës mund ta merrni me telefon nga shtëpia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.