Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në Lin të Pogradecit zbulohet vendbanimi më i vjetër në Europë

18:25 21/08/2023
Reading Time: 3 min lexim

Arkeologë shqiptarë dhe zvicerianë gjetën këtë vit materiale të reja në kërkimet disavjeçare në Lin të Pogradecit të cilat flasin për vendbanimin më të hershëm liqenor në Europë. Sipas analizave laboratorike mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Në bregun shqiptar të liqenit të Ohrit, në Lin të Pogradecit, arkeologët shqiptarë dhe zvicerianë kanë hedhur dritë këtë vit për një vendbanim të ri liqenor që vlerësohet si më i hershmi në Europë.

Vendbanimi besohet se ka qenë me shtëpi të ndërtuara mbi shtylla druri ku strehoheshin 200 deri në 500 banorë.

Profesori i arkeologjisë nga Universiteti i Bernës në Zvicër, Albert Hafner është njëri nga bashkëdrejtuesit e misionit arkeologjik

Zoti Hafner thotë se “vendbanimi është disa qindra vjet më i vjetër se vendet e njohura më parë të banimit të liqeneve në rajonet e Mesdheut dhe Alpine”.

“Në njohuritë tona, është më i vjetri në Evropë,” i tha zoti Hafner agjencisë së lajmeve AFP.

Për akeologun shqiptar Adrian Anastasi që prej shumë vitesh është marrë me këto kërkime dhe ka bashkëdrejtuar misonin e sivjetshëm arkeologjik vendbanimi është mjaft kompleks.

“Zgjedhja e këtyre njerëzve, e këtij komuniteti, për të ndërtuar me pilota është një ndërtim më kompleks, më i ndërlikuar, më i vështirë i cili duhet shpjeguar se përse këta njerëz zgjidhën këtë lloj arkitekture”, thotë ai.

Prof. Ilir Gjipali, arkeologu shqiptar në fushën e Prehistorisë, i cili i është bashkëngjitur ekipit i tha Zërit të Amerikës se analizat kanë dëshmuar se vendbanimi është më i vjetri në Europë.

“Zbulimet këtij viti ashtu si edhe të vitit të kaluar provuan në mënryë të plotë nëpërmjet analizave të ‘karbonit 14’ por edhe të dentrokronologjisë që ky është vendbanimi më i hershëm palafit në Europë duke i tejkaluar edhe vendbanimet e mëparshme që mendoheshin se ishin më të hershme për këtë lloj kategorie vendbanimi”, thotë profesori.

Arkeologët kanë gjetur rreth vendbanimit, një gardh rrethues mbrojtës me trungje të trashë pemësh dhe po shqyrtojnë se përse ishte nevoja e banorëve për fortifikime kaq të gjera për t’u mbrojtur.

“Neolitizimi është një periudhë kur njeriu njeh bujqësinë dhe blegtorinë dhe futet në rrugën e qytetërimit të vërtetë, sepse ndërton banesa, qëndron në to, dhe nuk është si më përpara në periudhën e paleolitit dhe mezolitit që ai bredh pas ushqimit për të sigruar ushqimin. Tani ai zhvillon aktivitetin në këto vendbanime që u shëndërruan në qytet e ardhshme dhe në qytetërime akoma më të të zhvilluara”, thotë prof. Ilir Gjipali.

Ekspediat e këtij vit është në vijim të kërkimeve që janë bërë në Shqipërinë juglindore, thotë më tej zoti Gjipali.

“Ekspedia e këtij viti është në vazhdim të kërkimeve që janë bërë në Shqipërinë juglindore e cila ka qenë shumë e pasur me vendbanime prehistorike, flas këtu për zonën e Korçës dhe Pogradecit. Në mënyrë të veçantë kërkimet dhe për vendbanimet palafite që janë vendbanime liqenore si janë ato të Porgradecit dhe të zonës së Korçës në ish liqenin e Maliqit të dikurshëm kanë dhënë të dhëna interesante që tregojnë për një aspekt tjetër të neolitizimit të territoreve shqiptare”, thotë ai.

Ekspeditat arkeologjike pritet të vijojnë për të hetuar shtrirjen e vendbamit, për të gërmuar në banesa dhe të tjera struktura që lidhen me mbrojtjen e vendbanimit.

Sipas arkeologëve do kërkohen vite të tjera të kërkimeve nënujore për të krijuar më pas edhe mundësinë e ndërtimit të një muzeu që do të paraqiste zbulimet në këtë rajon./VOA

Të lidhura

Biletat për ndeshjen me Serbinë, FSHF del me njoftim të rëndësishëm
Aktualitet

Biletat për ndeshjen me Serbinë, FSHF del me njoftim të rëndësishëm

Për shkak të interesit të lartë për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata...

18:23 12/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve
Aktualitet

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Numërohen mbi 50% e kutive të votimit në rang kombëtar, duke përfshirë 2848 Qendra Votimi nga gjithsej 5225. Sipas rezultateve...

17:52 12/05/2025
Para
Zelenskyy në Athinë, Mitsotakis garanton mbështetjen e Greqisë ndaj Ukrainës

Zelenskyy në Athinë, Mitsotakis garanton mbështetjen e Greqisë ndaj Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Biletat për ndeshjen me Serbinë, FSHF del me njoftim të rëndësishëm

Biletat për ndeshjen me Serbinë, FSHF del me njoftim të rëndësishëm

18:23 12/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

17:52 12/05/2025
Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës

Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës

17:36 12/05/2025
Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja rezultatet në Durrës dhe Vlorë

17:30 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.