Koreja e Veriut raporton se ka regjistruar rastin e parë të koronavirusit në vend. Vendi i izoluar komunist dyshon se i infektuari ka hyrë në mënyrë ilegale në qytetin kufitar të Kaesong.
Menjëherë sapo pacienti është vënë nën mbikëqyrje, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka zhvilluar një mbledhje emergjente duke theksuar se “virusi tashmë mund të ketë hyrë në vend”. Ai ka paralajmëruar masa edhe më ekstreme për parandalimin e pandemisë.
Ndërkohë qyteti i Kaesong, që ndodhet në kufi me Korenë e Jugut, është vendosur në karantinë dhe askush nuk lejohet të hyjë apo të dalë.