Në kërkim prej 6 vitesh për grabitjen e apartamentit, përfundon arratia për shqiptarin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia italiane arrestoi dje në Mantova një 39-vjeçar shqiptar, për të cilin prokuroria kishte lëshuar urdhër-arresti.

Shqiptari akuzohet për grabitje të dhunshme, ndërsa është denoncuar edhe për drejtim mjeti pa patentë.

Në janar të 2014-ës, 39-vjeçari së bashku me grupin e tij, u kapën në flagrancë duke vjedhur në një apartament në Porto Mantovano.

Pronari i apartamentit njofton menjëherë policinë, e cila vihet në ndjekje të shqiptarëve.

Këto të fundit, sapo panë policinë, u larguan menjëherë nga vendngjarja me një mjet tip “Opel Astra”.

Pas një ndjekjeje të gjatë, policia bllokon makinën ku ndodheshin 3 shqiptarët, por shoferi mundi të arratisej.

Gjatë kontrolleve në makinë, agjentët gjetën sendet e vjedhura si byzylykë, varëse, dhe ora.

Ndërkohë shqiptari i arrestuar ditën e djeshme, ndodhet në burgun e Mantovas dhe do të vuajë një dënim prej 4 vitesh.

Më pas ai do të deportohet drejt Shqipërisë nga zyra e emigracionit.

Shpërndaje
Share.

Komento