Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në kërkim për vrasjen e vëllezërve Haxhia, i shumëkërkuari i policisë e mohon: Jam strehuar në shtëpinë e tyre

23:13 13/07/2020
Reading Time: 7 min lexim

Teksa po udhëtonin me një automjet, më 27 prill 2020 tek rruga e tregut të makinave në Durrës, mbetën të vrarë në një atentat dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Kur kanë kaluar gati 3 muaj nga kjo ngjarje e rëndë, pak ditë më parë policia shpalli në kërkim për këtë ngjarje Talo Çelën, i cili ka qenë gjithashtu i kërkuar për grabitjet e parave në aeroportin e Rinasit.

Për kapjen e 49-vjeçarit, është vënë në dispozicion edhe një shpërblim prej 10 mijë Eurosh për këdo që jep informacion.

Sot Talo Çela ka folur ekskluzivisht për emisionin “Uniko” në Klan Plus. Përballë gazetarit Spartak Koka, 49-vjeçari nga Bradasheshi i Elbasanit ka treguar variantin e tij, se ku ndodhej momentin kur u vranë në atentat vëllezërit Haxhia.

Ai thotë se për një kohë të gjatë u strehua në shtëpinë e Besmir dhe Viktor Haxhia, teksa ishte në kërkim për grabitjen e parave të Rinasit në vitin 2019. Për këtë arsye, shprehet Talo Çela, nuk ka patur motiv që t’i vriste vëllezërit Haxhia pasi i kishte njohje personale.

49-vjeçari tregon me detaje momentin kur mësoi se viktimat në Durrës ishin Besmiri dhe Viktori. Gjatë kësaj kohe, ai qëndronte në banesën e dy të ndjerëve së bashku me familjarët e tyre. Këta të fundit, tregon Çela, e ndihmuar për t’u larguar më pas nga kjo shtëpi në drejtim të Plepave, ku prej andej shkoi dikush tjetër për ta marrë dhe për ta strehuar.

Spartak Koka: Në 7 Korrik të këtij viti, policia ka vendosur një shpërblim për këdo person që jep informacion të vlefshëm për vendndodhjen tuaj, Talo Jonuz Çela 49 vjeç, duke ju akuzuar drejtpërdrejt përveç grabitjes së Rinasit, si të përfshirë edhe në vrasjen e 27 Prillit të këtij viti, kur u ekzekutuan te tregu i automjeteve dy vëllezërit, Viktor dhe Besmir Haxhia. Për këtë ngjarje janë arrestuar Altin Ndoci dhe Klevis Alla. Çfarë njohje keni ju me Viktor dhe Besmir Haxhiaj? Dhe versioni që ka dalë është që nuk ju kanë kthyer lekët e grabitjes të cilat ju i kishit lënë atje për t’i ruajtur. Çfarë njohje keni ju me ta?

Talo Çela: Jo fare. Të thuash këtë akuzë, këto janë skandale. Tani këtu është mos me u dorëzu me gjithë mend. Sepse unë kam ndejtur në shtëpinë e këtyre. Në momentin që ka ndodhur kjo vrasje më 27 Prill, Besmiri ka qenë në Gramsh, ka marrë nusen me djalin. Dhe kur erdhi i thashë hajde lart. Që ishte e ëma, i ati prezent, edhe halla. Ky më tha do vij nuk vonoj. Iku. Iku, ndodhi vrasja atje, e dha televizori, doli e ëma duke bërtitur. I thashë unë merr çunat në telefon. Isha në banesë me ata. Nuk e hap asnjëri tha. Nga aty pastaj, i thashë çfarë të bëj unë? Tha ik këtu te xhaja, te xhaja i tyre. I thashë po thuaji ti se unë s’kam muhabet. I tha ajo të vijë ky aty njëherë se nuk e di çfarë ka ndodhur. OK tha hajde. Hyj aty, që aty ishte xhaja i djemve, nusja e xhajës, dy vajzat e tyre që qenë në moshë të madhe, edhe e ëma e këtij, i ati i këtij edhe halla, 7 veta në shtëpi që unë isha me këta kur ka ndodh kjo ngjarje. Dhe një rob i këtyre pastaj, pasi doli emri se kush ishin që ishin vrarë, i thashë aman më hiqni nga këtu se u mblodh mileti i madh te shtëpia. Ata thanë dil nga dritarja, hapa rrjetën aty, hipa në makinë më përcollën deri në Plepla. Atje lajmërova rob të tjerë dhe erdhën më morën. Edhe ika. Ata më kanë përcjellë vetë mua. Shtatë pjesëtarë të familjes qenë dhe personi i tetë që më mori edhe më çoi deri në Plepa, janë 8 vetë të familjes së viktimës. Unë tek ata isha. Te ata kam ndejtur.

Spartak Koka: Po kush mund t’i vriste vëllezërit Haxhia?

Talo Çela: Nuk e di. Unë jam në një shtëpi jam mbyllur këtu. Di gjë ç’a bëni jashtë ju? Nuk e kam haberin.

Spartak Koka: Meqë i ke pasur miq dhe shok, kishin ndonjë problem ata?

Talo Çela: Nuk ma kanë thënë se ç’a kanë pasur. Nuk mund ta di se ç’a kanë pasur. Se po ta dija do ta thosha.

Spartak Koka: Jeni të sqaruar me familjen e vëllezërve Haxhia që s’keni lidhje me këtë ngjarje?

Talo Çela: Po isha në shtëpi me ato unë. Edhe këtu të më akuzojnë mua ata kur janë 8 rob në shtëpi? Si mund të më akuzosh mua kur janë 8 rob të familjes në shtëpi.

Spartak Koka: Po përse mund të jenë vrarë ata. Kush i ka vrarë?

Talo Çela: Ky Dorian Shkoza në momentin që është vrarë, Viktori ka qenë te vëllai i këtij Dorian Shkozës. Ka qenë rastësisht, kanë qenë të dy. Mos, tha, i gjuajtën Dorit. Edhe ma tha ky. Domethënë edhe vëllai i Dorianit tani është në dijeni që Viktori ka qenë aty.

Spartak Koka: Po ju ku keni qenë kur është vrarë Dorian Shkoza?

Talo Çela: Në shtëpi isha. Me atë atin e këtyre, me Kolën, po luaja domino.

Spartak Koka: Pra juve ju kanë strehuar për disa kohë.

Talo Çela: Po. Unë kam qenë në shtëpi të këtyre. Ky Klevis Alla, unë nuk e njoh kush është, por nga ky Viktori kam dëgjuar që ka pasur njëherë një debat ky me një çun që punonte mekanik, një çun i vogël, gjoja quhej Millaxhi siç i thonin. Po s’e di kush është, a është ky apo të jetë dikush tjetër. Këtë punë do ta ndajë policia. Ky i kishte marrë njëherë këtij ca lekë borxh, ky gjoja si Millaxhiu, Viktorit, e nuk ja jepte. Ky i bën presion bjer lekët se të vrava. Bjer lekët shpejt. Kur i bëri presion kështu, i dha lekët ai. Ky mekaniku, po se a është ky a është tjetër nuk e di. Po ky personi që ky i kishte bërë presion punë lekësh, i vjen prapë këtij Viktorit. I thotë ku është Miri? Një ditë para se të qëllohej. Thotë nuk e di. I thotë kam një Golf për të shitur, po më duhen ca lekë. Po ik i thotë s’kemi lekë, s’duam të ngatërrohemi me ty. Po dua ta shes. Po ik i tha, s’është Miri. Po mirë, merre në telefon thuaji ku është. Ik i thotë, nuk e marr fare. Edhe vjen më thotë mua. Tani, sekreti tjetër që mendoj unë. Po ky person, i thotë Mirit, e takon atje te lokali, i thotë çkemi ç’a bën, mirë… Mora vesh që ishin kapur ato dy vëllezërit Çala. Është edhe shoku juaj më duket atje. Nuk di gjë thotë ky, nuk di gjë për shokun tim. Më duket se po ndjekin dhe atë mbrapa, i tha, po do çuar haber që të ruhet. Ky i thotë që më duket se është nga Korça. Ai Pepa më duket se është nga Korça. Opa, thashë unë. Ai çuni i vogël, ai mekaniku, thashë paska spiunuar atje. Se ai Pepa në Korçë… Të njëjtën parrullë u fol edhe për Çalat kur u kapën, jo do kapnin Pepën, kapën Çalat. E njëjta parrullë u luajt për mua. I thashë unë, hap sytë se ai çudi do të të bëjë gropën. Nuk e di kush e shtyn atë, i thashë, të na nxijë kaq shumë. Se këta duhet t’i shtyjë dikush.

Spartak Koka: Në ç’rrethana je njohur me Viktor Haxhinë?

Talo Çela: Unë Viktor Haxhinë e kam njohur nga Ndoci, edhe nga Dashi, vëllai i Nuredinit.

Spartak Koka: Prej sa vitesh?

Talo Çela: Po ky ka qenë në Francë, ky Saimir. Unë 1 vit kisha që e njihja Mirin. Nuk e kam njohur përpara.

Spartak Koka: Pra, ju s’keni asnjë lidhje me vrasjen?

Talo Çela: Po ç’punë kam me vrasjen unë? Kam qenë në shtëpi të këtyre.

Spartak Koka: Po vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia?

Talo Çela: Unë kam qenë në shtëpi të këtyre, kam qenë brenda në shtëpi të këtyre. Më fal, kam qenë duke luajtur domino. Kur vjen ky Viktori dhe tregon për këtë, unë kam qenë duke luajtur domino.

Spartak Koka: Z.Çela, akuzat për ju publikisht janë që mund të jeni të implikuar në 8 apo në 9 vrasje.

Talo Çela: Po kjo është katastrofë. Ku hyn 9 vrasjet këtu?

Spartak Koka: Dhe tani është pak e vështirë dhe për ne se po ballafaqohemi me një person i cili ka akuza publike.

Talo Çela: Unë jam në shtëpi të këtyre. Si mund të bëj unë këtë punë. Përsa i përket këtyre gjërave, unë do t’i bëj thirrje familjes Haxhia që të thotë të vërtetën që unë kam qenë në shtëpi dhe personi, Alla, të tregojë personat e vërtetë, që edhe shtëpia të jetë në qetësinë e vetë. Po familja duhet të deklarojë të vërtetën që unë kam qenë në shtëpi të atyre dhe nga aty kam kaluar te xhaja i atyre. Nga xhaja, kam dalë nga dritarja siç më thanë, më priti po një rob i tyre më solli deri në Plepa. Unë kam qenë në familje të atyre. Të më akuzojnë dhe për këtë, që unë kam qenë në familjen e tyre, kjo është katastrofë. Përsa i përket Alibej, unë jam paraqitur. Më kanë ardh më kanë marrë te lokali.

Spartak Koka: Pra, me vrasjet e Durrësit ju s’keni lidhje?

Talo Çela: Po ç’punë kam në Durrës unë. Unë kam qenë mbyllur në shtëpi. Viktori ka qenë te vëllai i Dorianit kur ka ndodhur vrasja.

Spartak Koka: Pra, ju jeni i qetë në raport me familjen e tyre?

Talo Çela: Unë jam shumë i qetë me familjen e tyre. Mua më vjen turp për opinionin publik. /klanplus

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Konfirmohet një rast i ri në Policinë e Elbasanit, ja kush është i infektuari i katërt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.