Ditën e djeshme RENEA zbarkoi në Shijak, pas informacioneve se aty ndodheshin autorët e pengmarrjes në Kamëz, por edhe vetë pengu, Jak Prenga.
Gjatë aksionit u arrestua Leonard Hajri, ndërsa u shpall në kërkim Altin Hajri, një nga pronarët e kompleksit “Golden”.
Dyshohet se shkak për pengmarrjen është bërë një ngarkesë kokaine e paçuar në Shijak.
Prenga u mor peng, për t’i bërë presion vëllait të tij, i cili ndodhet në një burg në Angli.
Altin Hajri është një person i njohur në fushën e trafikut të drogës.
Ka dyshime se ai transportonte heroinë nga Afganistani dhe më pas nëpërmjet Shqipërisë e transportonte në Itali.
Së bashku me vëllanë e tij, Emiljano Hajrin, ata kishin ngritur një organizatë kriminale në verilindje të Italisë.
Në 2015-ën, autoritetet italiane finalizuan operacionin “Enigma”, i cili çoi në sekuestrimin e 200 kg heroinë, 325 kg marijuanë, si dhe çmontimin e dy laboratorëve të drogës.
Në total u arrestuan 16 persona, ndërsa Altin Hajrit iu sekuestrua 10 milion euro pasuri.