Në hapat e Italisë: Rritet drastikisht numri i viktimave në Spanjë, ja sa ka shkuar numri i të infektuarve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë në Europë me bilancin më drastik të të infektuarve dhe viktimave nga Coronavirusi.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 462 viktima nga COVID-19, duke e çuar në 2182 numrin e përgjithshëm të personave që kanë humbur jetën deri më tani, teksa mbi 33 mijë persona janë infektuar, nga të cilët vijojnë të jenë në kujdes intensiv 2355 persona.

Drejtor i Qendrës Spanjolle Koordinuese për alarmet e shëndetit dhe emergjencave, Fernando Simón është shprehur se numri i i pacientëve të shëruar ka arritur në 3,355, që tani përfaqëson 10% të të gjitha rasteve.

87 % e viktimave janë të moshuarit të moshës mbi 70 vjeç, ndërkohë në vendin tonë mosha mesatare e të infektuarve është 48 vjeç.

Sakaq, në Itali janë regjistruar në total 5,476 viktima dhe 59,138 të infektuar, ndërsa në nivel global 15,420 njerëz kanë ndërruar jetën dhe janë 354,000 infektuar.

Shpërndaje
Share.

Komento