Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në Gjermani policët valle me tifozët, në Shqipëri pushohen nga puna për një ‘selfie’

20:43 19/06/2024
Reading Time: 2 min lexim

Para ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipërisë, tifozët kuqezi në Hamburg krijuan një atmosferë festive që tërhoqi vëmendjen edhe të policisë gjermane. Në një moment të veçantë, disa policë gjermanë u bashkuan me tifozët shqiptarë, duke hequr për disa minuta uniformat e tyre për t’u përfshirë në vallëzimet tradicionale. Një video e bërë virale tregon dy policë që kërcejnë së bashku me tifozët kuqezi nën ritmet e muzikës popullore, duke treguar një anë më të ngrohtë dhe të afërt të autoriteteve gjermane.

Në kontrast të thellë, në Shqipëri, një polic është pezulluar nga puna për sjellje të cilësuar si “joprofesionale” pasi bëri selfie me dy turiste gjermane gjatë orarit të punës. Incidenti ndodhi më 10 qershor në kryqëzimin e Tales, kur policia ndaloi automjetin e drejtuar nga shtetasja gjermane J. W., e cila po qarkullonte me një dritë të djegur. Për shkak se turistja nuk dinte shqip, polici komunikoi me të përmes Google Translate dhe e ndëshkoi me një gjobë administrative prej 1000 lekësh, e cila u përgjysmua në 500 lekë pasi ajo e pagoi menjëherë.

Pas ndalimit, turistja e huaj postoi një video në TikTok ku tregonte komunikimin me policin shqiptar dhe momentin kur ata bënë një foto së bashku. Videoja u bë virale dhe si pasojë, polici u pezullua nga puna dhe u transferua në një strukturë tjetër të policisë.

Në një njoftim zyrtar, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit deklaroi: “Në lidhje me sjelljen në mënyrë joprofesionale, gjatë kryerjes së detyrës, të punonjësit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, inspektor R. Xh., gjatë komunikimit me një shtetase gjermane, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pezulluar menjëherë punonjësin e Policisë dhe ndaj tij ka nisur ecurinë disiplinore.”

Teksa në Gjermani, një vend i ‘prapambetur’ policia tregon një qasje më të afërt dhe miqësore me tifozët dhe turistët, në Shqipëri, vendi më i ‘zhvilluar’ një polic ndëshkohet për përpjekjen e tij për të qenë i komunikueshëm dhe ndihmues.

Pa përmendur që persona të akuzuar për krime të rënda, zyrtarë të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ecin me duar në xhepa nëpër Tiranë, ndërkohë që duhet bërë shembull një polic. Edhe vetting, i cili është propozuar në polici, nëse ka vullnet dhe kërkohet efektivitet, duhet të fillojë nga koka, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili është përfolur për inkriminim me bandat dhe jo të përdoret për propagandë duke  bërë ‘mish për top’ policë të thjeshtë.

Etiketa: KontrastPolicia gjermanepolicia shqiptareTaulant Balla

Të tjera

Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Kosovë

Gjykata Kushtetuese vendos sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Të premten, më 8 gusht, skadon afati i masës së përkohshme që Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vendosur lidhur me...

09:41 08/08/2025
I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu
Aktualitet

I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke me bimësi dhe pemë frutore në fshatin...

09:18 08/08/2025
Para
Vuçiç për dialogun: Nuk do ta nënshkruaj kurrë njohjen e Kosovës!

Vuçiç bisedon me dhëndrin e Trumpit rreth planeve për Beogradin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendos sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:41 08/08/2025
I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

09:18 08/08/2025
Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali

Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali

08:59 08/08/2025
Ilir Meta flet nga burgu 313

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën

08:44 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.