Në ditën e parë të shkollës Shahini jep dorëheqjen, Rama i beson Ministrinë e Arsimit deputetes së PS

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor parauniversitar, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante që prej 28 Dhjetorit 2018.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që i dha lamtumirën ministres Shahini. Në një takim të zhvilluar pasditen e sotme, Rama prezantoi përpara Shahinit, zëvendësuesen e saj, Evis Kushin deputete e Partisë Socialiste në qa

Kryeministri Rama shprehu keqardhje për largimin e Shahinit, ndërsa nuk i kurseu vlerësimet.

Të falenderoj shumë për të gjithë kontributin e madh që ke dhënë, edhe cfarë nuk është arritur do të vlerësohet për shkak të kohës aktuale. Pa diskutim do të vlerësohet, e vërteta është që puna e ministrisë së Arsimit ka pësuar një ndryshim radikal. Besa për arsye familjare, pasi tani ka një familje të krijuar rishtaz, që e detyuron që të jetë më shumë në Prishtinë sesa në Tiranë.

Ndërkohë Shahini u shpreh se ishte e nderuar për kontributin që ka dhënë në Shqipëri dhe sfidat me të cilat u përball dhe shtoi se politika nuk duhet të përçajë kombin shqiptar.

Pata nderin që kam kontruibuar për Shqipërinë. Duhet parë si të bëjmë arsimin më cilësor. Ne kemi tejakaluar sfida me rëndësi të tilla si tërmeti apo pandemia e koronavirusit. E doja Shqipërinë nga jashtë, ndërsa kur punova me mësuesit, e dua edhe më shumë.Mburrem me punën që kam bërë për arsimin e Shqipërisë. Politika nuk duhet që të përçajë kombin shqiptar. Jam e e angazhuar për një të majtë moderne.

Para pak ditësh Shahini tha se nuk ka ambicie për të vijuar më tej karrierën e saj politike në Shqipëri dhe se do të largohet nga vendi ynë pas përfundimit të këtij mandati qeverisës.Ajo tha se për këtë vendim ka njoftuar edhe kryeministrin Rama për vendimin e saj. Ministrja tha se ky vendim ka ardhur pasi familja e saj ndodhet në Kosovë larg Shqipërisë dhe do të bashkohet me ta.

Por me sa duket dita e përshtatshme për të dhënë dorëheqjen ka qenë sot.

Shpërndaje
Share.

Komento