Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në burg për vrasjen e 4 efektivëve, Dritan Dajti ‘shëtitje’ në kafet e Bllokut. Veprimi dyshues i Policisë së Burgjeve

19:27 10/01/2020
Reading Time: 2 min lexim

Dritan Dajti, i arrestuar për vrasjen e katër oficerëve të Policisë së Shtetit dhe një biznesmeni,  dyshohet se është shoqëruar të premten nga Policia e Burgjeve në mes të zonës së populluar të ish-Bllokut.

Motivet e kësaj vizite janë ende të paqarta.

Gazeta ‘Tema’ ka publikuar një foto, në të cilën duket se është Dajti i shoqëruar nga forca të shumta policie,.

Sipas saj, pamjet janë marrë paraditen e të premtes nga një prej kafeneve të njohura të zonës.

Fillimish, prej pranisë së shtuar të forcave të policisë gazetari, që kishte shkrepur fotot,  kishte menduar se dikush do të arrestohej.

Pak minuta,  më vonë ai kishte parë të burgosurin të dilte nga një furgon dhe të shkonte drejt një hyrje ku gjendet klinika e një dentisti të njohur.

Më tej, gazetari tregoi se Dajti kishte qëndruar  rreth 1 orë në godinë.

Por, shtoi se nuk e kishte verifikuar nëse Dajti kishte shkuar te dentisti, por se hyrja në të cilën u fut përkonte me atë të klinikës dentare.

BIRN ka komunikuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailaj, i cili e cilësoi si “ekzagjerim të medias”.

Por, në të njëjtën kohë Ismailaj nuk e mohoi që personi të kishte qenë Dajti.

Nuk ka ende asnjë reagim zyrtar rreth kësaj çështjeje.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër punonjësve të policisë dhe ndodhej në qeli prej masakrës së vitit 2009.

Megjithatë, më 8 shkurt 2019 një trupë gjyqësore e komanduar pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin, duke e dënuar atë me 25 vjet burg.

Edhe pse çështja shqyrtohej në gjykatë prej 10 vitesh, tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar; çka solli uljen e 1/3 së dënimit.

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: dritan dajtixhiro ne bllok

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Tërmeti i 26 nëntorit, ekspertë nga rajoni mblidhen në Tiranë: “Duhen harta të reja sizmike. Çdo 30 vjet ndodh një tërmet i fuqishëm”

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English