Në Bashkinë e Durrësit mungojnë lejet e ndërtimit, prokurorëve nuk u jepen akt-konstatimet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Durrësit ka nisur punën për të vënë para drejtësisë, përgjegjësit njerëzorë, për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas “Abcnews”, prokurorëve nuk u janë vënë në dispozicion akt-konstatimet e kryera nga inxhinierët e Bashkisë së Durrësit.

Mësohet se të gjithë mostrat e marra nga ndërtesat e prishura dhe të dëmtuar, janë dërguan në laboratorë, për të analizuar cilësinë e betonit.

Prokurorët kanë hasur vështirësi edhe në mbledhjen e lejeve të ndërtimit, të cilat Bashkia e Durrësit nuk i disponon.

Organi i akuzës ka paralajmëruar të gjithë specialistët që po kryejnë kontrollet, se do të përballen me pasoja ligjore, nëse nuk mbajnë shënime të detajuara.

Shumë firma ndërtimi kanë ndërtuar godina që nuk ekzistojnë më, ndërsa në objektet ku janë regjistruar viktima, kanë qenë të legalizuara, por mungon dokumentacioni ligjor për cilësinë e punimeve.

Sipas sepcialistëve është vendosur që deri të enjten, do të shemben 70 objekte me dëmtime në strukturë.

Shpërndaje
Share.

Komento