Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe drejtoreshën e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, kanë zhvilluar sot disa takime me bizneset e mbyllura për shkak të Covid-19.
Në një video të postuar nga kryeministri Rama, Denaj dhe Ibrahimaj shihen gjatë takimeve që ka kryer në terren, ku kanë dhënë edhe një njoftim të rëndësishëm.
Denaj u ka bërë thirrje që të zbatojnë masat kundër përhapjes së Covid-19, teksa u shpreh se dhe në qershor qeveria do të mbështesë bizneset që u mbyllur nga pandemia dhe duke u dhënë pagën minimale punonjësve.
Kurse Ibrahimaj tha se vetëm gjatë periudhës mars-prill janë larguar nga puna rreth 38 mijë individë, teksa shtoi se po vijon ende shpërndarja e paketës së dytë ekonomike dhe u ka bërë thirrje biznese që të aplikojnë pasi shumë prej tyre nuk kanë plotësuar dokumentet.
Afati për ata që nuk kanë aplikuar është deri në 5 qershor dhe shtoi se tatim-paguesit do jenë përfitues pas ndryshimit të procedurave.
“Kemi ndjekur procesin e ankesave nga individë apo tatim paguesit që nuk kanë mundur të aplikojnë ose përfitojnë nga paketa e dytë. Janë rreth 38 mijë individë që janë larguar nga puna në periudhën mars-prill për COVID-19, kemi bërë të mundur që të përfitojnë nga paga e luftës. Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve do të afishojë në faqen e vet të gjithë tatim-paguesit do jenë përfitues të këtij ndryshimi si edhe individët. Kanë kohë që të aplikojnë deri në datën 5 qershor siç ka qene edhe procedura e aplikimit për paketën e dytë. Mbas datën 5 qershor nëse bizneset nuk aplikojnë pagën e luftës do ia kalojmë të gjithë individëve që duhet të përfitojnë duke arritur në vlerën e 170 mijë personave,”- u shpreh Ibrahimaj.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2971081049641342/
Sipas qeverisë deri tani janë 64 mijë e 964 individë që kanë përfituar pagën e luftës nga paketa e parë dhe 109 mijë e 664 që kanë përfituar 40.000 lekë nga paketa e zgjeruar.
Pasojat e pandemisë sapo kanë filluar të ndjehen, teksa pezullimi i aktivitetit për dy muaj për shumë biznese duket të ketë qenë fatal.
Qendra Kombëtare e Biznesit raporton se ka marrë një boom aplikimesh për ngrirje të aktivitetit, për të shmangur detyrimet dhe raportohet se janë më shumë se 3000 biznese që kanë aplikuar për pezullim aktiviteti gjatë këtij viti, kryesisht në periudhën e shpërthimit të pandemisë.
Sipas të dhënave zyrtare të QKB duket se deri më tani janë miratuar rreth 2000 kërkesa për pezullim, ndërsa pjesa tjetër mbetet ende në pritje.
Nga ana tjetër, të shumtë kanë qenë dhe ato biznese që kanë kërkuar mbyllje të aktivitetit, duke kapur shifrën e 1,000 aplikimeve për çregjistrim, pasi kanë qenë personat fizik, ose të vetëpunësuarit që kryesojnë në listën e atyre që kanë kërkuar ndërprerje të përkohshme të biznesit.
Ndër të tjera, QKB sqaron se për të aplikuar për pezullim të aktivitetit, kushti i paravendosur është mospasja e detyrimeve të pashlyera, pasi në të kundërt aplikimi nuk do të ishte funksional.