Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndryshimi i kufijve të Kosovës, Rama: “Një gënjeshtër e pabesueshme, budallallëqe të rrezikshme”

18:12 08/05/2019
Reading Time: 2 min lexim

Në konferencën e mbajtur pasditen e sotme kryeministri Edi Rama i ka dhënë një përgjigje thashethemeve e deklaratave të fundit të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për një plan mes tij, presidentit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë për copëtimin e Shqipërisë.

Në konferencën e përbashkët me Mogherinin, Rama kujtoi dy shprehi, e para ‘Budallain sa pa dalë Facebook e njihte vetëm shtëpia e vet’ dhe e dyta ‘nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë bëje të pabesueshme’. Ai i cilësoi deklaratat për ndarjen e Kosovës gënjeshtra të përmasave marramendëse dhe budallallëqe të rrezikshme.

Kreu i qeverisë tha se në këtë çështje do të flasë më gjatë një herë tjetër.

“Sa i përket komplotit për të copëtuar Kosovën dhe për të krijuar një hartë të re të botës në mënyrë të fshehtë, më kujton atë shprehjen që sa pa dalë ‘Facebook’ budallain e njihte vetëm shtëpia e vet. Jetojmë në një botë nga pikëpamja fatkeqe. Nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë bëje të pabesueshme është në përdorim të përditshëm duke përfituar nga Facebooku dhe mundësia për torollisur gjithë dynjanë me gënjeshtra të përmasave marramendëse dhe budallallëqe të rrezikshme. Nëse gjenden aq shumë budallenj sa të besojnë se një proces që përfshin shtet dhe jo dy shtete, por të gjitha shtetet e botës që përfshin parlamente, parti politike, shoqëri, votime referendare në fund mund të bëhet fshehurazi nga disa persona dhe të kalojnë të gjithë këtë proces që thashë si miu nën mustaqe atëherë kjo botë ka marrë fund. Por çdo shqiptar e kupton se kjo është e gjitha një gënjeshtër e bërë aq e pabesueshme që të mund të shitet dhe blihet në territorin e marrëzisë online. për më shumë do të shpjegoj më tutje kur të më jepet mundësia. Kaq besoj se mjafton për sot. Falenderoj Federicën, ata në komision që po punojnë për raport progresin. kam shumë besim se do marrim rekomandim pa kushte.”-  theksoi kryeministri.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: debatiKosovekufijtëmogheriniramashqiperi

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Tubimi i Vetëvendosjes kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë, policia shoqëron disa persona

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English