Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ndoshta kanë ngatërruar pesticidet”, administratori i Ostrenit flet për ndarjen nga jeta të nënës me dy fëmijët

12:22 18/02/2020
Reading Time: 4 min lexim

Administratori i Njësisë Administrative të Ostrenit, Altin Tola, ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku humbën jetën nëna me dy fëmijët, të cilët ai i kishte të afërm.

Në një intervistë për “Balkanweb”, Tola ka treguar momentet kur janë gjetur trupat e pajetë.

Ai shton se dy infermierët që shkuan në vendin e ngjarjes, i kishin dhënë ndihmë mjekësore vajzës së vogël, Meritës, e cila ka shpëtuar.

“Kam kontaktuar dhe kam qenë ndër personat e parë që kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Në momentin që shkova atje, 3 personat e tjerë kishin ndërruar jetë. U gjetën në pozicione të ndryshme në kuzhinë. Ndërsa vajzën e kishin gjetur dy kunatat e Rajmondës. Më pas njoftuan organet e shëndetësisë. Dy infermiere dhe shoferi i ambulancës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por ata kishin ndërruar jetë dhe i kishin dhënë ndihmë mjekësore vajzës së vogël, Meritës.”, u shpreh ai.

Përsa i përket shkakut të vdekjes, ende është enigmë dhe pritet përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa ka dalë në skenë pista e asfiksisë nga

Tola shton, se në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, do të propozohet një ndihmë financiare për familjarët.

“Unë kur shkova, nuk kishte asnjë aromë të keqe. Soba kishte qenë ndezur. Zona jonë është e ftohtë dhe detyrimisht ngrohemi me dru. A ka ardhur nga zjarri, nga gazi, nga ushqimet, ne ende nuk dimë gjë. Sapo të dali ekspertiza e shëndetësisë, atëherë do dalin e vërteta. Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak do të propozohet që të kërkohet një ndihmë financiare për të zbutur sado pak dhimbjen e tyre. Unë i kam të afërmit e mi.”, është shprehur ai.

Përsa i përket 16-vjeçares së mbijetuar, ai thotë se është e trishtuar dhe nuk është në gjendje të përballojë këtë situatë.

INTERVISTA

Ju jeni administratori i Ostrenit. Mund të na tregoni historinë e ngjarjes së rëndë në familjen Tolaj?
Është një ngjarje shumë e rëndë, jo vetëm për familjen, por për të gjithë njësinë administrative të Ostrenit dhe të bashkisë së Bulqizës, pasi humbën jetën 3 persona. Nëse nuk do të kishte reaguar shëndetësia, mund të kishte humbur jetën dhe vajza tjetër, e cila ndodhet në spital. Ajo u transportua nga ambulancën e qendrës shëndetësore e Osternit, ku kam qenë i pranishëm dhe e kam shoqëruar deri në spitalin e Bulqizës. Vajza, në kontaktin që kam pasur me spitalin e Tiranës, rezulton se është më mirë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ajo nuk e di që akoma që kanë humbur jetën nëna dhe vëllai dhe motra e saj.

Sipas jush nga se ka ardhur vdekja e tyre?
Akoma nuk dihen shkaqet, pasi është bërë autopsia nga organet e shëndetësisë. Dhe vajza është marrë në pyetje. Por vajza është e trishtuar dhe nuk është në gjendje të përballojë këtë situatë. Ndoshta më vonë ajo do të reagojë dhe do të tregojë ngjarjen me gojën e saj. Për momentin ajo nuk ka folur.

Keni kontaktuar me banorët e zonës, çfarë thonë ata?
Kam kontaktuar dhe kam qenë ndër personat e parë që kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Në momentin që shkova atje, 3 personat e tjerë kishin ndërruar jetë. Ndërsa vajzën e kishin gjetur dy kunatat e Rajmondës. Më pas njoftuan organet e shëndetësisë. Dy infermiere dhe shoferi i ambulancës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por ata kishin ndërruar jetë dhe i kishin dhënë ndihmë mjekësore vajzës së vogël, Meritës.

Është konstatuar aromë e keqe në banesën e familjes Tolaj?
Jo. Dhe unë kur shkova, nuk kishte asnjë aromë të keqe. Soba kishte qenë ndezur. Zona jonë është e ftohtë dhe detyrimisht ngrohemi me dru.

Nuk ka ardhur nga zjarri?
A ka ardhur nga zjarri, nga gazi, nga ushqimet, ne ende nuk dimë gjë. Sapo të dali ekspertiza e shëndetësisë, atëherë do dalin e vërteta.

Nga gojëdhënat e banorëve të zonës ka versione të ndryshme….
Jo nuk ka asnjë version. Mund të jetë ndoshta ndonjë helmim nga ushqimi ose pa dashje nga fëmijët dhe nuk i kanë treguar nënës që mos t’i bërtasin. Ndoshta i kanë ngatërruar (pesticidet). Akoma s’dihet asgjë.

Në pyetje është marrë dhe kunata, pasi ajo shkoi e para në vendin e ngjarjes…
Po janë marrë në pyetje të gjithë. Janë marrë mostrat e ushqimeve, të ujit të pijshëm.

Çfarë thotë kunata?
Ajo ka shkuar rreth orës 10 të paradites. Pasi ka parë se aty s’ka pasur lëvizje para, pasi vajza e saj ishte në klasë me Fajtonin, djalin që humbi jetën. Madje unë më parë e kam pasur në kujdestari, pasi kam qenë mësues para se të merrja detyrën e administratorit. Ndjej një dhimbje tepër të madhe, pasi unë i kam dhe njerëzit e mi familjen Tolaj.

Si ka mundësi të ketë ndodhur kjo ngjarje e rëndë?
Unë mendoj se ka ardhur nga ushqimi.

Është konstatuar që është gjetur një shishe…
Po është gjetur një shishe, por jo në dhomën ku ndërruan jetë personat. Është gjetur në një dhomë tjetër. Ne jetojmë në fshat, dhe kemi në shtëpi pesticide. Dikush i vë në vend, dikush jo.

A është e vërtetë që atë natë kanë ngrënë darkë tek kunata? Deri në 22:00 kanë qenë atje…
Po kanë qëndruar atje, por jo për darkë. Nuk kanë qenë të gjithë, vetëm djali dhe nëna, Rajmonda. Vajzat kanë qenë në shtëpi. Kanë qenë duke pjekur bukën tek soba e drurit. Dhe një nga bukët ishte sipër sobës në momentin që u gjetën.

Të gjithë në një dhomë u gjetën?
Po të gjithë. U gjetën në pozicione të ndryshme në kuzhinë.

Ju si administratë çfarë masash keni marrë për ndihmë?
Sapo mora vesh lajmin, njoftova kryetarin e bashkisë, nënprefektin, dhe më pas kontaktova me prefektin. Kryetari i Bashkisë sapo e njoftova, u nis në vendin e ngjarjes. Atë ditë ka qëndruar rreth 5 orë në vendin e ngjarjes. Po ashtu ka ardhur dhe ditën tjetër në varrim. Të gjitha shpenzimet e varrimit i ka mbuluar bashkia e Bulqizës. Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak do të propozohet që të kërkohet një ndihmë financiare për të zbutur sado pak dhimbjen e tyre.

Etiketa: administratorihelmimostren

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para

Një vit nën monitorim, Autoriteti i Konkurrencës miraton blerjen me kusht të “ABCom” nga “Vodafone”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.