Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndodhet pas hekurave, Fredi Beleri i përgjigjet Ramës: Jam një grek që e cilësove armik!

18:03 15/08/2023
Reading Time: 3 min lexim

Nga qelia e burgut Fredi Beleri i është përgjigjur reagimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama për protestën që u zhvillua pasditene djeshme në Himarë.
Beleri thotë se ai është zgjedhur me vullnet të lirë nga populli për të drejtuar bashkinë e Himarës dhe se i tillë duhet ta ushtrojë siç duhet detyrën e tij.

Gjithashtu në reagimin e tij shkruhet se gjykatat në vend duhen lënë të bëjnë punën e tyre të pavarur.

Reagimi i plotë i Belerit:

“Duke falenderuar të parët votuesit e mi dhe më tej miqtë e mi për mbështetjen e tyre ditën e djeshme, dua t’i kthej një përgjigje të shkurtër Kryeministrit të vendit tim që megjithë angazhimet e tij me miqtë mezi priti të zbardhte dita dhe të jepte komentin e tij për protestën e djeshme në Himarë. Vendimet e gjykatave ‘të reformuara’ është e vërtetë që nuk komentohen, por nuk mund të deklarojë që këto gjykata e prokurori janë të pavarura prej tij. Në çdo rast, para se të arrestohej një prej të tijve, kryeministri e ka ditur para, dhe e ka shkarkuar apo larguar nga karrikja ngjitur tij, gjithë publiku i di rastet, para se të arrestohen të tijtë, merret leje dhe i jepet kohë të bëjë deklaratat justifikuese paraprakisht, përgjegjësia është individuale.

Është e vërtetë që shumë nga të zgjedhurit dhe miqtë e tij janë në burg sot, por asnjë prej tyre për krime zgjedhore, por për krime që kanë të bëjnë me shpërdorime fondesh publike në përmasa gjigande, që çuditërisht i bënin pa ditur gjë Kryeministri, megjithëse ka qenë në karriken ngjitur me ta kur hidheshin firmat. Për krime zgjedhore jam i vetmi i arrestuar në 33 vjet. Në 33 vjet që kemi dëgjuar për krime zgjedhore, vetëm një grek është arrestuar dhe vetëm një grek që publikisht është cilësuar nga kryeministri si armiku i tij personal, mbahet në burg. Të gjithë i kemi dëgjuar regjistrimet e dosjes së Dibres dhe Durrësit, deri në Gjermani kanë shkuar, por asnjë prej atyre që u degjuan nuk është arrestuar, por janë ngritur në detyrë, një ministër madje. Edhe Erdogani si ju flet për Drejtësi të Pavarur. Dhe është ankuar se Amerika dhe Europa ndërhyjnë në punët e gjyqësorit Turk.

Edhe Erdogani mbahet si kampion demokracie që nuk ndërhyn në sistemin e drejtësisë!! Edhe në diktaturë me vendime gjykate përndiqnin kundërshtarët politikë paraardhësit Tuaj, Z.Kryeministër!

Rama i përgjigjet protestës për Belerin dhe thellon krizën me Greqinë: Digjet jorgani për një plesht!
Sa për pronat e bregut, nuk fshihesh dot pas gishtit, që ia drejton gjithkujt, vetëm nga vetja nuk e kthen z. Kryeministër, punonjësit e tu në kadastër i detyrojnë pronarët e ligjshëm t’u shesin pronat që t’ua regjistrojnë. Të të kujtoj një shokun tënd që shkarkoi 5-6 shefa kadastre në Vlorë që të mos i regjistronin pronën të zotit se e kishte piketuar ai për investime strategjike. Sa për lirinë e shprehjes që himariotët ushtruan dje, nuk na e keni dhënë Ju z.Kryeministër, por ka lindur me ne dhe është mbrojtur me gjak. Të mburresh në 2023, kur komunizmi ka rënë prej 33 vitesh, se po na lënë të shprehemi lirshëm, është arrogancë. Natyrisht neve vetëm të shprehemi na ka mbetur, dhe do presim me durim që drejtësia e “pavarur” nga Ju të flasë fjalën e saj, por kjo çështje nuk mbaron këtu, tek gjykatat e kryeministrit. Populli ka folur z.Kryeministër, lëre të zgjedhurin të bëjë punën e vet, kapërdije mospëlqimin, dhe lëri gjykatat të flasin, pa u thënë ti që “provat aty duhet të jenë” dhe se “janë ‘të pavarura’. Drejtësia vonon po nuk harron!!!

Të tjera

Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë, vëllai i përjashtuar nga mbrojtja akuzon SPAK-un
Aktualitet

Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë, vëllai i përjashtuar nga mbrojtja akuzon SPAK-un

Fitim Dumani, vëllai i vogël i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, ka deklaruar se është përjashtuar nga programi i...

20:58 19/09/2025
26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare i kërkojnë Niko Peleshit të mos kufizojë gazetarët në Kuvend
Aktualitet

26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare i kërkojnë Niko Peleshit të mos kufizojë gazetarët në Kuvend

Një grup prej 26 organizatash ndërkombëtare dhe shqiptare për lirinë e medias dhe shoqërinë civile i kanë dërguar sot një...

15:34 19/09/2025
Para
Protesta për lirimin e Fredi Belerit, Idrizi tregon pse ishte e sforcuar

Protesta për lirimin e Fredi Belerit, Idrizi tregon pse ishte e sforcuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë, vëllai i përjashtuar nga mbrojtja akuzon SPAK-un

Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë, vëllai i përjashtuar nga mbrojtja akuzon SPAK-un

20:58 19/09/2025
26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare i kërkojnë Niko Peleshit të mos kufizojë gazetarët në Kuvend

26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare i kërkojnë Niko Peleshit të mos kufizojë gazetarët në Kuvend

15:34 19/09/2025
Shpërthim në banesën e Xhelal Mziut: Deputeti i PD-së, nga akuzat për dhunë dhe korrupsion tek sulmi me eksploziv

Shpërthim në banesën e Xhelal Mziut: Deputeti i PD-së, nga akuzat për dhunë dhe korrupsion tek sulmi me eksploziv

11:46 19/09/2025
Mjeshtrat e betonit nuk kursejnë as jetimët: Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” do të shembet për t’i lënë vend kullave të oligarkëve

Mjeshtrat e betonit nuk kursejnë as jetimët: Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” do të shembet për t’i lënë vend kullave të oligarkëve

10:54 19/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.