Ndodh edhe kjo! Kryebashkiaku i kërkoi të kandidonte kundër tij, pastruesja fiton dhe i merr postin (DETAJE)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e habitshme ka ndodhur në një qytet në pjesën rurale të Rusisë, në provincën e Pavalikhinos, ku një pastruese e institucionit të bashkisë, është bërë kryetare e asaj bashkie.

35-vjeçarja Marina Udgodskaya, për katër vite me radhë ka pastruar dyshemetë dhe zyrat e godinës së bashkisë, në fshatin Povalikhino, mirëpo fati i saj ndryshoi në mënyrë drastike.

Tashmë 35-vjeçarja do të ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë, pasi fitoi zgjedhjet vendore, me një rezultat që nuk i shkonte aspak në mendje kundërshtarit të saj!

Ligji kërkon që duhet të garojnë minimalisht dy kandidatë. Kundërshtari, Nikolai Loktev, i cili është pjesë e Partisë Bashkimi dhe mbështet presidentin Vladimir Putin, kur asnjë banor i fshatit nuk doli për të garuar kundër kryetarit ai bindi pastruesen që të regjistrohej në garë për ta ‘rivalizuar’.

Por, plani shkoi tmerrësisht shumë keq, pasi qytetarët votuan masivisht për pastruesen, duke i dhënë asaj 64% të votave, e kështu Udgodskaya fitoi zgjedhjet vendore në fillim të muajit shtator.

“Ai mendonte se askush nuk do ta mundte dhe se do të ruante vendin e punës. Por njerëzve u kishte ardhur në majë të hundës dhe zgjodhën Marina Udgodskayan”, ka thënë për BBC-në një pjesëtar i komisionit vendor të zgjedhjeve.

Edhe pse fitoi, Udgodskaya u shpreh se ndihej një kandidate “false” dhe nuk ishte gati për këtë ngritje kaq të madhe në detyrë.

Derisa të marrë detyrën e saj të re, Marina thuhet se do të vazhdojë punën e saj si pastruese, ndërsa rivali i saj, Nikolai Loktevit, i mbetet që të mbledhë sendet e tij dhe të largohet.

“Unë nuk jam i mërzitur, njerëzit votuan për të, kështu që le të bëjë punën e saj. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë të keqe që ajo të jetë në krye të vendit që pastron. Kjo do të thotë se ajo di të gjitha cepat e bashkisë!”, është shprehur tashmë ish-kryebashkiaku i Povalikhinos, Nikolai Loktev.

Shpërndaje
Share.

Komento