Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip, është ndarë sot nga jeta në moshën 99-vjeçare.Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur Pallati Mbretëror në një deklaratë zyrtare ku shkruhej: “Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur.”
View this post on Instagram
Në muajin qershor, Princi Philip do të mbushte 100 vjeç. Së fundmi, bashkëshorti i Mbretëreshës kishte pasur probleme shëndetësore dhe ishte dërguar në Spitalin e Londrës, ndërsa më vonë u rikthye në Pallat pasi gjendja e tij u përmirësua. Por, fatkeqësisht ai ndërroi jetë sot. Kujtojmë se çifti mbretëror festoi para pak muajsh 73-vjetorin e martesës. Më 20 nëntor 1947, Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip u betuan sërish për dashuri të përjetshme dhe në përvjetorin e tyre publikuan një portret të ri zyrtar në rrjetet e tyre sociale: një foto ku ata shfaqeshin të ulur në divan pranë njëri-tjetrit duke parë një kartolinë./Iconstyle