Vatikani ka publikuar pamjet e para të Papa Françeskut në arkivol, të realizuara në kapelën e Casa Santa Marta rezidenca ku ai jetoi në Vatikan.
Arkivoli i tij do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku publiku do të ketë mundësi të kryejë homazhe.
Ritet mortore do të zgjasin nëntë ditë, sipas traditës katolike, ndërsa data e varrimit pritet të përcaktohet nga kardinalët, të cilët janë mbledhur në Vatikan për të vendosur mbi detajet e funeralit.