Ndërroi jetë 5 ditë pas martesës, Mjekësia Ligjore përcakton shkakun e helmimit të çiftit nga Librazhdi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Olsi Hajdari ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë, që i mori jetën bashkëshortes së tij.

Sipas 27-vjeçarit, pasi kishte darkuar me prindërit dhe bashkëshorten, kishin shkuar në dhomën e gjumit.

Duke qenë se ishte ftohtë ata kishin ndezur mangallin dhe më pas i kishte zënë gjumi.

Më pas ai shprehet se nuk kujton më asgjë.

Varianti i Olsit është konfirmuar edhe nga Mjekësia Ligjore.

Për “Gazetën Shqiptare”, ata janë shprehur se helmimi ka ardhur nga monoksidi i karbonit.

Mirëpo familjarët e Rezartës nuk janë të bindur nga ky version.

Ata pretendojnë se Rezarta është helmuar dhe kanë bërë denoncim në polici.

.“Nuk pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën . Të hetohet e vërteta. Po shkojmë në polici. Fola me Olsin. E pyeta çfarë i bëtë motrës time, me tha nuk mbaj mend asgjë, ne morën mangallin dhe fjetëm” tha vëllai i Rezartës, Reshit Xibrraku.

Shpërndaje
Share.

Komento