Ka reaguar edhe departamenti i Marketing-Turizëm në Fakultetin Ekonomik pas ndërhyrjes së policisë brenda auditorëve ku ndodhen studentët e ngujuar.
Përmes një peticioni pedagogët e këtij departamenti kërkojnë reagim serioz dhe të menjëhershëm të institucioneve përkatëse.
Deklaratë
Departamenti Marketing-Turizëm, Fakulteti Ekonomik, Universiteti Tiranës, lidhur me ngjarjet e fundit.
1.Dënon ndërhyrjen e forcave policore në ambientet universitare dhe aktet e dhunës së ushtruar ndaj studenteve.
2.Mbështet arsimin cilësor për të përmirësuar aktivitetin akademik dhe gjetjen e një platforme të përshtatshme të konsultuar nga stafet akademike.
Kërkojmë një reagim serioz dhe të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse për dy pikat e lartpërmendura.