Skip to content
Të Gjitha

Ndërhyrja e policisë te protesta e studentëve/ Pedagogët mbledhin firmat: “Kërkojmë reagim serioz”

· 1 min lexim

Ka reaguar edhe departamenti i Marketing-Turizëm në Fakultetin Ekonomik pas ndërhyrjes së policisë brenda auditorëve ku ndodhen studentët e ngujuar.

Përmes një peticioni pedagogët e këtij departamenti kërkojnë reagim serioz dhe të menjëhershëm të institucioneve përkatëse.

Deklaratë

Departamenti Marketing-Turizëm, Fakulteti Ekonomik, Universiteti Tiranës, lidhur me ngjarjet e fundit.

1.Dënon ndërhyrjen e forcave policore në ambientet universitare dhe aktet e dhunës së ushtruar ndaj studenteve.

2.Mbështet arsimin cilësor për të përmirësuar aktivitetin akademik dhe gjetjen e një platforme të përshtatshme të konsultuar nga stafet akademike.

Kërkojmë një reagim serioz dhe të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse për dy pikat e lartpërmendura.