Ndau leje legalizimi me deputetin, KQZ gjobit shefin e Kadastrës me vetëm 1500 lekë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjobitet me vetëm 1500 lekë nga KQZ drejtori i Kadastrës Lushnjë, Arben Qalliu. Zyrtari lejoi deputetin e Fierit Bujar Çela të shpërndante leje legalizimi në prag të fushatës zgjedhore, ndonëse kjo ishte e ndaluar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi të hënën seancën e parë dëgjimore, lidhur me denoncimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim se deputeti i Fierit Bujar Çela ka shpërndarë leje legalizimi në funksion të fushatës zgjedhore.

Celibashi i kërkoi kreut të Kadastrës Arben Qalliut të japë shpjegime për rrethanat, se përse një deputet shpërndan këto dokumente, por ai tha se nuk ka qenë në terren kur deputeti ka shpërndarë lejet.

Çela, kishte publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook disa foto me qytetarë të ndryshëm duke shpërndarë leje legalizimi të shtëpive të tyre në Njësinë Administrative Hyzgjokaj.

Ndërkohë këtë të hënë, Lëvizja Socialiste për Integrim kallëzoi në SPAK zyrtarë të lartë të PS përfshirë kryeministrin Rama, ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, kryebashkiakët e Tiranës dhe Shijakut, Veliaj e Arbana  për shpërdorim të detyrës në funksion të fushatës elektorale. Më herët për këtë cështje, SPAK-ut i ishte drejtuar edhe Partia Demokratike.

Raportimi i aktiviteteve

Pas miratimit të rregullave për raportimit të aktiviteteve publike nga institucionet qendrore dhe vendore, të gjitha ministritë dhe një numër i konsiderueshëm i institucioneve qendrore janë regjistruar në ndërfaqen e dedikuar për këtë qëllim.

Raportimi i aktiviteteve me karakter publik bëhet në zbatim të nenit 92 të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9 datë 24.12.2020 të KQZ-së, me synimin për të shmangur keqpërdorimin e burimeve shtetërore për qëllime të fushatës elektorale.

Institucionet publike qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërrmarrjet shtetërore kanë detyrimin të raportojnë në ndërfaqen e KQZ-së të gjitha veprimtaritë që planifikojnë të zhvillojnë në peirudhën 4 muaj para datës së zgjedhjeve. Raportimi bëhet nga personi përgjegjës për drejtimin administrativ të institucioneve përkatëse, përmes aksesit të personalizuar.

Ndërfaqja parashikon raportimin për datën, orën, llojin e veprimtarisë, tematikën, nivelin më të lartë të pjesëmarrjes, të ftuarit e nderit, folësit e planifikuar dhe mediatizimin.

Në rastet kur KQZ merr vendim për të ndaluar zhvillimin e ndonjë veprimtarie, kjo veprimtari klasifikohet tek aktivitetet e ndaluara për tu zhvilluar.

Publiku dhe çdo palë tjetër e interesuar mund të kallëzojë/ informojë për raste të cilat gjykojnë se janë në shkelje të ligjit.

/Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento