2018-ta pati shumë lajme të bukura nga bogta e showbiz-it, por edhe lajme të pakëndshme. Dy nga ndarjet më të bujshme të vitit ishin në botën e kinemasë: Jennifer Aniston dhe Justin Theroux i dhanë fund lidhjes së tyre në mënyrë të papritur. Si dhe shkurorëzimi pas dhjetë vitesh martesë mes Chaning Tatum dhe Jenna Dewanin.
Jennifer Aniston dhe Justin Theroux
![]()
Pas dy vitesh martesë, Aniston dhe Theroux tronditën fansat duke njoftuar se janë divorcuar. Ata thanë se do të vazhdonin të mbanin një marrëdhënie miqësore.
Chaning Tatum dhe Jenna Dewanin
![]()
Jenna dhe Chaning u shkurorëzuan pas 10 vitesh martesë. Çifti ka një vajzë dhe tashmë të dy kanë filluar romanca të reja.
Paris Hilton dhe Chris Zylka
![]()
Trashëgimtarja e pasur e “Hilton”, Paris dhe aktori Chris Zylka u ndanë pas një viti fejesë. Chris i kërkoi Paris-it t’ia kthente unazën 2 milionë dollarëshe, që i takonte sipas ligjeve amerikane.
Ariana Grande dhe Pete Davidson
![]()
Ariana Grande dhe Pete Davidson zyrtarizuan fejesën vetëm pas një muaj lidhjeje. Dhe romanca e tyre përfundoi po aq shpej sa nisi.
Cheryl dhe Liam Payne
![]()
Cheryl Cole dhe Liam Payne u bënë prindër të djalit të pagëzuar me emrin Bear Grey Payne. Por nga ana tjetër kënaqësinë si një familje e bashkuar e shijuan për shumë pak muaj.
P.Diddy dhe Cassie
![]()
P.Diddy dhe e dashura e tij, Cassie i dhanë fund lidhjes së tyre 10-vjeçare.
Cardi B dhe Offset
![]()
Cardi B dhe Offset u ndanë në dhjetor, vetëm pak muaj pasi u bënë prindër të vajzës Kulture. Pavarësisht se janë parë sërish bashkë, reperja nuk ka pranuar që ata janë ribashkuar. /iconstyle.al/






