Skip to content
Kryesore

Nations League/ Kosova braktis ndeshjen

· 1 min lexim

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në sfidën Rumani-Kosove e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kosova braktis ndeshjen dhe largohet nga fusha pas thirrjeve rraciste dhe anti-shqiptare nga tribuna pas porte e stadiumit te Bukureshtit.

Vendimin për të lëne fushën e lojes e ka marr kapiteni i kombëtares kosovare Amir Rrahmani, i cili ju ka ber thirrje shokëve të tij të skuadrës të lenë fushën e blertë dhe të shkojnë drejtë dhomave të zhveshjes.

Delegacioni kosovar i ka komunikuar UEFA-s se ekipi dardan nuk do të kthehet në fushën e lojës.