Disa ditë më parë deputeti Dashnor Sula bëri një denoncim të fortë në Kuvend, sa i takon naftës që futet në tregun shqiptar, ku në vitet e fundit pavarësisht rritjes së flotës së mjeteve, sasia e deklaruar është më e ulët.
I ftuar ditën e sotme në studion e Fax News, Sula u shpreh se duke analizuar shifrat, kjo skemë shkaktohet nga dy rrugë sipas tij, e para është ajo që në vendin tonë futet naftë kontrabandë, dhe e dyta në pompat e karburanteve futet naftëe papërpunuar e cila nxirret nga Albpetrol.
“Të gjithë ulin kokën dhe nuk kanë kurajo që të përballen. Shifrat janë kokëforte, qeveria ka një sjellje arrogante, nuk ndihmon shtresat në nevojë. Shifrat e paketës së rezistencës janë më të ulëta në Europë.
Ka vetëm 2 rrugë, ose nuk deklarohet nafta që futet në Shqipëri, dhe hyn kontrabandë, pse futet në treg naftë nga rafineritë që janë në Shqipëri. Dhe një buf e kupton që këtu ka abuzim, po kërkoj dokumentetë tjera, dhe kur ti siguroj do ti dërgoj në organet kompetente.
Këtu ka një sërë problematikash, ne ishim sot në Komisionin e Ligjeve, për të diskutuar Kodin Rrugor, dhe pa u deklaruar fare, pa e kaluar në Komisione, kanë vendosur që ta kalojnë për 3 ditë, vetëm se e ka propozuar Taulant Balla. Materialet i çohen me email edhe Alqi Bllakos në burg, edhe kapen mat, edhe thonë jo ska probleme.
Dy javët e fundit vetëm nga fisi im 3 familje ikën nga vendi, në Shqipëri ka zënë vend shprehja ‘mos u mërzit se ka edhe më keq’. Mos shikoni Tiranën, por zonat e tjera urbane dhe rurale kanë një sërë problemesh, ka shkuar 100 mijë lekë kuintali i miellit, nuk ka furra buke atje.
Ka shumë problematika që këta nuk i kanë në mendje fare“, u shpreh Sula.
Ndërkohë që më poshtë është dhe denoncimime shifra i bërë nga deputeti:
Së fundmi vendosa të bëj një investigim të thjeshtë më sektorin e karburanteve: si Deputet i Shqipërisë i kërkova informacion Drejtorisë së Transportit Rrugor të më vendoste në dispozicion numrin e automjeteve të regjistruara në Shqipëri nga viti 2011 e deri në vitin 2021. Ndërkohë duke qenë se ne naftën që nxjerr AlbPetrol e eksporton të gjithën jashtë për ta përpunuar, kërkova nga Drejtoria e Doganave të më vendoste në dispozicion sasinë e karburantit të importuar gjithashtu që nga viti 2011.
Gjithashtu kërkova nga AKBN që të më vendosnin në dispozicion sasinë e naftës së nxierrë nga Albpetrol.
Përgjigjet që më kanë ardhur krijojne një hije të fortë dyshimi për një megaskandal.
Në vitin 2011: 410.629 Automjete të regjistruara në shqipëri, ndërkohë sasisa e karburantit të importuar ka qenë 570 milionë e 441 mijë e 945 litra. Pra mbi 750 mijë ton karburant të importuar.
Në vitin 2012: 394.447 automjete të regjistruara. Ndërkohë sasia e naftës së importuar 539 milionëe 85 mijë e 234 litra ose e thënë ndryshe mbi 539 mijë ton karburant të importuar.
Nuk po i marrë me radhë të gjithë vitet sepse janë në këtë dokument sepse i gjeni në tabelat përkatëse më poshtë, por po shkoj tek viti 2021.
Rezultojnë 740.669 automjete të regjistruara, ndërkohë sasia e karburantit të importuar është 536 milionë e 25 mijë e 971 litra ose e thënë ndryshe 536 mijë ton karburant.
Sakaq nga AKBN po paraqes sasinë e naftës bruto të nxjerrë nga burimet shqiptare.
Në vitin 2011 Albpetrol nxirrte 835.610 ton naftë të paperpunuar.
Ndërkohë në 2021 rezulton se nga burimet Shqiptare është nxjerrë 625.051 ton karburant.
Nëse analizojmë të dhënat e mësipërme mes vitit 2011 dhe vitit 2021 rezultin se numri i automjeteve të regjistruara në shqipër në vitin 2021 gati është dyfishuar, ndërsa sasia e naftës së importuar është më e ulët sesa në vitin 2011. Të dashur qytetar, në analizë nuk kam marrë numrin e zitorëve, apo traktorëve me zinxhir që përdoren nga kompanitë e ndërtimit e që harxhojnë 10 fish të naftës.
Kur në 2021 që kemi thuajse dyfishin e numrit të automjeteve që kishim në vitin 2011, si ka mundësi që importojmë më pak naftë sesa në vitin 2011. Nga e gjejmë ne naftën për të vendosur në lëvizje automjetet. A mos ka hyrë kjo naftë kontrabandë.
Apo mos ndoshta nga puset e naftës në Shqipëri është nxjerrë e njëjta sasi por një pjesë e saj futet në tregun vendas dhe qytetarët blejnë naftë “Ballshi” për naftë importi?
A mos kemi të bëjmë sërish me një supër skandal me shmangje nga detyrimet?