Myslim Murrizi padi në SPAK për tenderin e uniformave në polici

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti Myslim Murrizi ka depozituar në SPAK një kallëzim për tenderin e uniformave të policisë në Ministrinë e Brendshme. Murrizi u shoqërua tek Prokuroria e Posaçme nga deputetët, Halit Valteri dhe Halil Jakimi.

Sipas deputetit, tenderi i Uniformave i është dhënë një kompanie, e cila është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit për pastrim dherash dhe shkëmbime tregtare nuk lidhje aspak me objektin e tenderit. Murrizi shton më tej, se kjo kompani është e preferuara e të gjitha qeverive.

“Në datë 14 korrik ministria e Brendshme ka bërë një tender 23 milion euro për uniformat, tender i nisur para një viti, i ngecur në ingranazhet e korrupsionit. Në garë ishin tre kompani. Kompania turke ofroi 4.2 mln euro më pak dhe shpallët fituese kompaninë DE e cila ka në objektin e saj sipas regjistrimit në QKB, gërmime dheu dhe shkëmbime tregtare. E ulët 30% kategorinë e artikujve që ofron dhe nuk keni ulur asnjë qindarkë nga çmimi. Kjo kompani çuditërisht është e preferuara e të gjitha qeverive”, u shpreh Murrizi.

Më tej ai theksoi, se nuk ka shumë besim tek SPAK, por shpreson se drejtësia një ditë do të veprojë./ Dosja.al

Shpërndaje
Share.

Komento