Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mustafa Nano poston foton e Salianjit me anëtarët e PD-së: A kanë gra këta njerëz?

17:04 21/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Mustafa Nano ka postuar një foto ku shihet deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke darkuar me anëtarë të selisë blu në dukje, pasi thuajse të gjithë kanë bërë simbolin e tyre: dy gishtat. Krah fotos, Nano tregon se kjo foto i duket e frikshme pasi nuk sheh asnjë grua në këtë darkë.

Sipas analistit, PD-ja është një parti talebane, por shton se kjo foto ka lidhje me të gjithë ne si shoqëri, dhe jo vetëm me PD-në. Nano tregon ndër rreshta se ka qenë edhe vetë pjesë e një darke ku të pranishëm ishin burra, në Skrapar, kur Ilir Meta u zgjodh President. Analisti tregon se u ka bërë kritikë të pranishmëve për mungesën e grave, të cilët i kanë premtuar se kjo gjë nuk do të ndodhë më, por shton me siguri se premtimi nuk është mbajtur.

Në këtë shkrim të postuar në profilin e tij në Facebook, Mustafa Nano shton se i kishte bërë ‘share’ një shënimi të postuar nga dikush në FB, që u vërsulej gay-ve, por më pas ka parë që ai i kritikonte talebanët nga pozita talebane dhe e ka fshirë.

Postimi i plotë:

I bëra ‘share’ një shënimi të postuar nga dikush në FB, i cili komentonte këtë fotografi. Unë u tërhoqa nga fotografia, që për mua është e frikshme. Është një pamje që flet shumë për shoqërinë shqiptare. Dhe nuk është një pamje episodike. Është një pamje që sytë ta kapin kudo. Sapo e sheh këtë foto, në mendje të lind vetëm një pyetje: “Kanë gra këta njerëz?” Miku i FB-ut bënte komentin e tij, me të cilin unë bie dakord vetëm me nënvizimin se shoqëria jonë ka ngjyrime talebane. Në një moment, komentuesi u vërsulej gay-ve ‘gratuitously’, duke u shfaqur edhe vetë si taleban. Më pas bënte interpretime të kërkuara politike (mua më duket se kjo foto ka lidhje me të gjithë ne, jo vetëm me PD-në, edhe pse PD-ja është pa diskutim një parti më talebane).

Duhet të kishte dalë njëri prej atyre që kanë pozuar e t’u thoshte miqve të vet të birrës: “Foton mund t’ia kursejmë vetes.” Por me sa duket, asnjëri syresh nuk ka parë ndonjë gjë që nuk shkon në atë situatë. Duken shumë të lumtur që po pozojnë. Dhe kjo flet shumë. Më ka ndodhur edhe mua një herë kështu. Është ngjarje me emra realë. Pasi Ilir Meta u zgjodh President, dy sipërmarrës me origjinë nga Skrapari më ftuan për një darkë që e organizonin në nderim të një ngjarjeje të pashoqe në historinë e atyre anëve. Ishte hera e parë që një njeri “i yni” zgjidhej kryetar shteti. Ata kishin bërë edhe më herët mbledhje me logjikë tribale, në të cilat më kishin ftuar, por unë nuk kisha shkuar. U shmangem gjithnjë manifestimeve të tilla. Por në atë rast, nuk gjeta arsye për të thënë “jo”.

Dhe çdo gjë shkoi mirë. Përveç një fakti. Në atë darkë nuk kishte asnjë grua. Edhe kamerierët ishin burra. Nuk m’u ndenj e ua bëra këtë vëzhgim. “Ne themi se jemi europianë, por në ditët e sotme, në asnjë vend të kontinentit të vjetër, me përjashtim të ndonjë lokali në lagjen Soho të Londrës, nuk mund të gjesh gjashtëdhjetë burra që darkojnë me njëri-tjetrin, pa praninë e një gruaje. Kjo nuk është as në traditën e Skraparit,” u thashë. Ma miratuan vërejtjen. Madje, Meta premtoi: “Kjo nuk ka për të ndodhur më.” Unë nuk kam qenë më në festat e tyre, por jam i sigurt që premtimi nuk është mbajtur. Jam i sigurt se ka ndodhur vazhdimisht e njëjta gjë. Post Scriptum: I bëra ‘share’ shënimit të Genit thjesht duke lexuar fjalinë e parë. Nuk shkova më tutje. Por më pas pashë që ai i kritikonte talebanët nga pozita talebane. Ishte homofobik, fjala vjen. Prandaj, ‘share’-in e hoqa.

Etiketa: mustafa nanopostim

Të lidhura

Shiti kompaninë 2.2 milionëshe, për 75 lekë, Eduard Meta: Doja ta ‘hiqja’ që të hapja një palestër
Kryesore

Shiti kompaninë 2.2 milionëshe, për 75 lekë, Eduard Meta: Doja ta ‘hiqja’ që të hapja një palestër

Po zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “5D”, ku ka dëshmuar ish-pronari i kompanisë “IGOR Electric”, Eduard...

13:43 03/07/2025
Çështja “Veliaj”/ Gazetari Elvi Fundo: Po hetohet një pasuri tjetër, akuzë e re
Kryesore

Çështja “Veliaj”/ Gazetari Elvi Fundo: Po hetohet një pasuri tjetër, akuzë e re

Gazetari Elvi Fundo ka bërë të ditur një detaj të ri nga hetimet që po zhvillohen për Erion Veliajn dhe...

10:57 03/07/2025
Para
Studimi i fondacionit ‘Friedrich Ebert’ në 61 bashkitë e vendit: Krimi i organizuar dhe korrupsioni, kërcënim për integrimin

Studimi i fondacionit ‘Friedrich Ebert’ në 61 bashkitë e vendit: Krimi i organizuar dhe korrupsioni, kërcënim për integrimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Arrestohet në Belgjikë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

Sekuestrimi i pronave të Suel dhe Mario Çelës/ Mediat italiane: Një klan mafioz shqiptar në Verona

13:35 04/07/2025
Fierzë, atraksioni i ri buzë liqenit që po magjeps turistët në veri

Fierzë, atraksioni i ri buzë liqenit që po magjeps turistët në veri

12:45 04/07/2025
“Mos bëj zhurmë!”/ Sherr në azil në Poliçan, i moshuari kanoset me biçak

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, sekuestrohen 8 pistoleta

12:35 04/07/2025
Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 29 vatra

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, 4 ende aktive

12:21 04/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.