fbpx

Mungesat ndaj Milanit, mesfushori juventin rezulton pozitiv me covid-19!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesa duket fati këtë sezon të Seria A nuk qenka me “Zonjën e Vjetër”. Një tjetër mungesë e rëndësishme përpara ndeshjes së rëndësishme kundër Milanit është konfirmuar në kampin juventin.

Bëhet me dije se edhe mesfushori anësor, Juan Cuadrado, nuk do të jetë ndaj Milanit për shkak se ka rezultuan pozitiv me Covid-19.

Anësori i Juventusit është konfirmuar sot me koronavirus dhe duket se ka humbur sfidën ndoshta më të rëndësishme të kampionatit.

Me konfirmimin e djeshëm se edhe Alex Sandro ka rezultuar pozitiv me covid-19, duket se nuk kanë fund lajmet e këqija për Pirlon.

Gjithashtu për shkak të një dëmtimi, me shumë mundësi edhe sulmuesi Alvaro Morata me të gjitha gjasat e ka humbur sfidën e ‘San Siros’ kundër Milanit.

Mirëpo nga ana tjetër edhe rivali direkt i Juventusit për këtë sezon të kampionatit, Milani, nuk mbetet mbrapa në lidhje me mungesat e rëndësishme të skuadrës në pragndeshjen mbase kryesore të të gjithë kampionatit. Në bankën e të të dëmtuarve, Milani ka Ibrahimovic, Gabbia, Bennacer dhe Saelemaekers.

Edhe pse me mungesa të shumta dhe të rëndësishme nga të dyja ekipet, pritet që të zhvillohet një ndeshje luftarake, e bukur dhe me shumë tension pasi është një nga ndeshjet kyçe për ecurinë në kampionat nga të dyja skuadrat./Gazetareforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento