- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetMungesa e deinsektimit në Durrës, pushuesit largohen nga "sytë-këmbët" pasi plazhi pushtohet...

Mungesa e deinsektimit në Durrës, pushuesit largohen nga “sytë-këmbët” pasi plazhi pushtohet nga mushkonjat

- Reklamë -spot_img

Në këto ditë të nxehta të fundit të muajit korrik, shumë shqiptarë e turistë të huaj kanë zgjedhur bregdetin e Durrësit për të bërë plazh.

Dikush me shoqërinë e dikush me familjen, kanë preferuar qytetin e Durrësit për të pushuar, kjo edhe për shkak të afërsisë me Tiranën.

Mirëpo nuk kanë qenë të paktë ata që janë penduar për këtë zgjedhje, pasi shumë prej fshatrave bregdetare në qytetin e Durrësit e Kavajës janë “pushtuar” nga mushkonjat, ku shumë pushues e turistë të huaj janë larguar për shkak se nuk po e përballojnë dot këtë situatë alarmante. Kjo edhe për shkak se jo në pak raste, këto mushkonja janë mbartëse të sëmundjeve të ndryshme duke rrezikuar kështu infektimin e pushuesëve.

Ky fenomen është më i dukshëm, së fundmi në zonën e Spillesë ku jo vetëm pushuesit, por edhe pronarët e bizneseve janë ankuar për “pushtimin e mushkonjave” dhe për faktin që këtë vit, organet shtetërore përgjegjëse nuk kanë kryer deinsektimin e zonës.

Burime për “gazetareforma.com”, bëjnë me dije se resortet e mëdha në bregdet e kanë gjetur një zgjidhje, nëpërmjet kompanive private.

Por kjo nuk është një zgjidhje për pushuesit e turistët e shumtë në numër. Edhe resortet e mëdha, duhet të bëjnë spërkatje për mushkonjat të paktën një herë në dy javë, pasi mushkonjat vijnë nga zonat përreth qytetit ku ka më shumë papastërti dhe ndotje të ujit.

Kjo neglizhencë e paprecedentë e qeverisë po shkatërron turizmin në këtë zonë, ku shumë të ardhura po humbasin, për shkak se shumë biznese në zonë janë thjesht sezonale.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj