Për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike, Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar masa shtesë sigurie për subjektet që operojnë në sektorin detar.
Autoritetet kanë kërkuar marrjen e masave për sigurimin e mjeteve lundruese dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në port.
Në kuadër të parandalimit të situatave të papritura, janë vendosur kufizime për disa mjete detare:
1. Ndalim nisjeje për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë në det të hapur, duke filluar nga ora 02:00 e datës 11 mars 2025.
2. Paralajmërim për siguri drejtuar të gjithë operatorëve të mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, për të vlerësuar kushtet hidrometeorologjike dhe për të siguruar mjetet e tyre.
3. Transporti ndërkombëtar detar do të vijojë normalisht, ndërsa trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë pritet të mbërrijë në port në orën 13:00.
4. Përmirësimi i kushteve atmosferike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet pas orës 08:00 të datës 12 mars 2025.
Autoritetet apelojnë për kujdes dhe respektim të masave për të shmangur incidentet në det.