Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mos plotësimi i kërkesave të tyre, pedagogët i dërgojnë letër krerëve të institucioneve kombëtare dhe ambasadave

12:35 24/10/2022
Reading Time: 3 min lexim

Gjatë protestës së sotme të pedagogëve ato kanë shpalosur një letër e cila iu është dërguar Presidentit të Republikës, Kryetares së Kuvendit, Kryeministrit, kryetares së Komisionit të Arsimit dhe Mediat, krerëve të grupeve parlamentare si dhe për dijeni ambasadave të BE, SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha ambasadave të vendeve të BE të akredituara në Shqipëri. Duke marrë shkasë edhe nga reagimet e fundit të kryeministrit, sipas tyre qeveria i paraqet kërkesat e tyre si me nxitje politike. Por në të vërtetë shkruhet në letër, kërkesat drejtuar qeverisë kanë si synim rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë Publik, frenimin e largimit të trurit nga Shqipëria dhe ofrimin e një edukimi sa më cilësor.

LETRA E PLOTË

Prej më se dy javësh trupa akademike, ndihmës-akademike dhe ajo administrative e Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik në Shqipëri kanë filluar një protestë, e cila ka në fokus përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe klimës akademike në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik në Republikën e Shqipërisë.

Mbështetja financiare e shtetit për Institucionet e Arsimit të Lartë Publik ndikon drejtpërsëdrejti në zhvillimin bashkëkohor të shkencës, teknologjisë, panoramës ekonomike e sociale të vendit, si dhe në ambiciet e rinisë shqiptare për një edukim universitar sipas standardeve europiane.

Gjykojmë se mungesa e vëmendjes dhe mbështetjes financiare për një kohë të gjatë nga të gjitha qeveritë, ka ndikuar në largimin e rinisë nga vendi, në kërkim të një edukimi cilësor. Me të njëjtat motive është larguar gjithashtu një pjesë e stafit akademik drejt vendeve të zhvilluara. Shpopullimi i vendit dhe boshatisja e auditorëve të Universitetit është tashmë një çështjes e njohur me shtrirje kombëtare.

E vetëdijshme për misionin e saj në edukimin e rinisë studentore me vlerat e larta të humanizmit dhe atdhedashurisë, si dhe rolin e saj të pazëvendësueshëm në përgatitjen e specialistëve të të gjitha fushave të zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor të vendit, me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe të seriozitetit, trupa e punonjësve të universiteteve publike e përfaqësuar nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është drejtuar qeverisë së Republikës së Shqipërisë me disa kërkesa të karakterit ekonomik, administrativ dhe ligjor, të cilat kanë për qëllim ndryshimin e kësaj panorame mjaft të trishtueshme të gjendjes së Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Megjithëse kërkesat e SPUSH janë të karakterit ekonomik dhe financiar dhe aspak politik, qeveria është përpjekur t’i konsiderojë ato si kërkesa me nxitje politike, me qëllim delegjitimimin e tyre dhe lënien të pazgjidhur të problematikës së Arsimit të Lartë Publik.

Një pohim i tillë reflektohet edhe me reagimin e qeverisë me rritjen me 7% të pagave të punonjësve të stafit akademik, e cila nuk mbulon as indeksimin e inflacionit për vitin 2022, duke mos mundësuar një trajtim financiar dinjitoz për punën e punonjësve të Arsimit të Lartë Publik.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë rithekson se për brezin e ri. Motoja e protestave tona është dhe do vijojë të jetë: Arsimi i Lartë Publik prioritet strategjik kombëtar.

Me anë të kësaj letre të hapur synojmë të informojmë të gjitha përfaqësitë diplomatike të vendeve mike dhe partnere të Shqipërisë, si një ndër aktorët më të rëndësishëm mbështetës me financime për Arsimin e Lartë Publik, duke kërkuar në të njëjtën kohë vijimin e mbështetjes për përmirësimin e situatës aktuale dhe futjen e Arsimit të Lartë Publik në rrugën e progresit.

Kryeministrit të Shqipërisë i kërkojmë të ndalojë intimidimet ndaj drejtuesve të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë dhe trupës akademike dhe të trajtojë me seriozitetin maksimal kërkesat që kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes së Arsimit të lartë publik, si e vetmja mënyrë për rikthimin e shpresës dhe frenimin e shpopullimit të vendit.

Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet publike për të vendosur në rrugën e zgjidhjes trajtimin me seriozitet të kërkesave/ çështjeve, që lidhen me Arsimin e Lartë Publik dhe dhënien fund të bojkotit të procesit mësimor, me qëllim kthimin sa më shpejt të trupës akademike në auditorë.

Të lidhura

Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj
Aktualitet

Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

Nga Klodian Tomorri Te indinjuarit nga bujtinat e Thethit Nga te gjithe te indinjuarit per ceshtjen e Thethit, dallon nje...

19:44 13/07/2025
“Të ulemi, jo të shembim”, Famullitari i Shkodrës bën thirrje për dialog në Theth
Aktualitet

“Të ulemi, jo të shembim”, Famullitari i Shkodrës bën thirrje për dialog në Theth

Të ulur këmbëkryq përballë Kishës së Thethit, simbol i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të zonës, banorët e fshatit janë mbledhur...

19:17 13/07/2025
Para
Vdekja e Lear Kurtit, Petrit Vasili ka një kërkesë të qartë

Vdekja e Lear Kurtit, Petrit Vasili ka një kërkesë të qartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

19:44 13/07/2025
“Të ulemi, jo të shembim”, Famullitari i Shkodrës bën thirrje për dialog në Theth

“Të ulemi, jo të shembim”, Famullitari i Shkodrës bën thirrje për dialog në Theth

19:17 13/07/2025
Sazani dhe Karaburuni magjepsin turistët e huaj

Sazani dhe Karaburuni magjepsin turistët e huaj

18:32 13/07/2025
Shqipëria shënon 30 vite nga anëtarësimi në Këshillin e Europës

Shqipëria shënon 30 vite nga anëtarësimi në Këshillin e Europës

18:21 13/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.